Magdalena Andersson

Bota

Suedi/ Kryeministrja e parë grua jep dorëheqjen disa orë pas zgjedhjes

24 Nëntor 2021, 20:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 20:14

  • Share

Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Suedisë disa orë pasi u emërua si kryeministrja e parë grua e vendit. Ajo e ndërmori vendimin e dorëheqjes pasi pësoi një humbje në parlament ndërsa votohej buxheti i paraqitur nga qeveria. Pas këtij zhvillimi partneri i saj në koalicion, partia e Gjelbër u largua nga qeveria.

“Për mua, ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj”, tha zonja Andersson në një konferencë shtypi.

Ndërsa refuzoi projektbuxhetin e qeverisë parlamenti votoi në favor të propozimit të paraqitur nga opozita që përfshin Demokratët e Suedisë, një parti populiste e krahut të djathtë.

Partia e tretë më e madhe e Suedisë i ka rrënjët në një lëvizje neo-naziste. Votimi ishte 154 me 143 pro propozimit për buxhetin të paraqitur nga opozita. Zonja Andersson është ushëheqëse e Partisë Social Demokrate.

Kujtojmë se Andersson u zgjodh me 117 vota pro, 174 kundër dhe 57 abstenime. Në sistemin parlamentar të Suedisë, mbështetja e shumicës nuk kërkohet për t’u zgjedhur kryeministër, por një kandidat duhet të mos ketë një shumicë absolute ose më pak se 175 deputetë kundër tyre. Magdalena Andersson, një ish-kampione noti për të rinj, e filloi karrierën politike në 1996 si këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm, ndërsa 7 vitet e fundit ka shërbyer si ministre financash.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?