Suedia dhe Finlanda në NATO, pikat e marrëveshjes që bindën Ergogan të heq veton: Ekstradimi i ‘terroristëve’ kurdë dhe heqja e kufizimeve ndaj Turqisë për eksportet e armëve

29 Qershor 2022, 08:49| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 08:56

  • Share

Turqia ra dakord të martën (dje)  të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO! Palët arritën në një marrëveshje që i hapi dritën jeshile dy vendeve për t’u anëtarësuar NATO, në një kohë kur siguria e vendeve është në rrezik.

Megjithatë, nga kjo marrëveshje shumë e fituar ka dalë edhe Turqia, duke plotësuar 2 kërkesat e saj kryesore. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bllokoi përpjekjet e tyre duke këmbëngulur që dyshja nordike të ndryshojë qëndrimin ndaj grupeve kryengritëse kurde që Turqia i konsideron terroristë dhe një gjë është dakordësuar mes palëve.

Kërkesat e Turqisë
Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e tyre për disa shitje armësh në Turqi.

Stoltenberg tha se është rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi, teksa do të intesifikojnë punën për ekstradimin e tyre si edhe ndryshimin e ligjit për të ashpërsuar qasjen e tyre ndaj tyre. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca turke ku tha se marrëveshja e arritur dje nënkupton, "Bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj".

Turqia ka ngritur shqetësime serioze se Suedia ka strehuar, siç thotë ajo, militantë nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mori armët kundër shtetit turk në 1984. Megjithatë Stokholmi zyrtar e mohon akuzën.

Ora 08:56
Turqia hoqi veton ndaj Finlandës dhe Suedisë, vjen reagimi i Biden: Mënyrë e shkëlqyer për të nisur samitin

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka uruar Finlandën dhe Suedinë që nënshkruan memorandumin me Turqinë për tu anëtarësuar në NATO. Sipas tij kjo do të forcojë aleancën dhe është mënyra më e mirë për të filluar samitin e NATO-s.

"Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, që do të forcojë Aleancën tonë dhe sigurinë tonë kolektive. Është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar Samitin", shkroi Biden.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 30/06/2022 12:13

    Turp edhe nje here u tradhetua populli martir i kurdistanit Kur kishte nevoj amerika keta u perleshen me qente e terbuar te Isis dhe tani u lane duart e nje islamiku si erdogani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?