Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson ka konfirmuar se vendi i saj do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO dhe do i bashkohet Finlandës në rrugëtimin drejt aleancës.
Vendimi për të braktisur mos angazhimin ushtarak që ka qenë një pjesë qendrore e identitetit kombëtar suedez për më shumë se 200 vjet është një ndryshim historik për vendin.
"Ka një shumicë të gjerë në parlamentin e Suedisë për anëtarësimin në NATO," tha zonja Andersson pas një debati mbi politikën e sigurisë në parlament.
“Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është anëtarësimi në NATO”, tha ajo.
Opinioni publik në të dy vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit.
Lajmi kryesor:
Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s
E.K/ReportTv.al