Suedia fiton me 15 gola ndaj Gjeorgjisë, protagoniste edhe Kosovare Asllani me dopietën e saj

8 Prill 2022, 00:37| Përditesimi: 8 Prill 2022, 11:00

  • Share

Ekipi i femrave të Suedisë ka arritur një rezultat historik duke mposhtur Gjeorgjinë vendase 0-15.

Protagoniste në këtë sfidë ishte edhe futbollistja Kosovare Asllanit, shqiptare e Kosovës. Asllani u fut në lojë në pjesën e dytë si zëvëndësuese, duke realizuar 2 gola në sfidë.

Fillimisht ajo shënoi në minutën e 76 të sfidës duke i çuar shifrat në 0-13, e vetëm pas 5 minutash realizoi sërish duke i dërguar shifrat e ndeshjes në 0-14.

Ekipi suedez vijon të udhëheq grupin A me 18 pikë të plota dhe me vetëm 1 gol të pësuar në 6 ndeshje të zhvilluara.
 

G.B.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?