Albina Kelmendi

Suedia i kërkon ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion, Albina Kelmendi: Jemi në bisedime

30 Maj 2023, 16:05| Përditesimi: 30 Maj 2023, 16:50

  • Share

Pjesëmarrëse si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2023, Albina Kelmendi duket se nuk ka dalë pa asgjë nga kompeticioni më i ndjekur muzikor në Evropë.

Ndonëse u renditën në vendin e 22-të dhe me 76 pikë Albina Kelmendi dhe familja gjatë Eurovizion 2023 teksa përfaqësonin Shqipërinë, ndezën skenën e magjishme në Liverpool me këngën e tyre “Duje”.

Këngëtarja nga Kosova ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool.

Ndër të tjera duket se Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion.

Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”; ka treguar Albina Kelmendi.

 

Këngëtarja suedeze Loreen u shpall fituese e ‘Eurovision Song Contest 2023’  me këngën ‘Tattoo’.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardi: 03/06/2023 11:10

    Ka qen nji paraqitje e padinjitetshme, mos të them e turpshme. Kur do e kuptojn shqiptarët që 500 Milion europian nuk impresionohen nga ulërimat e nji Shqiptari apo Shqiptareje. Asht tmerruese dhe e turpshme, poaq sa ishte paraqitje e vitit të kaluar me atë Lopën Bjonde që ulërin duke mendu se asht në arat e Shqipëris. Të mos fitosh nuk asht ndonji Tragjedi sepse Eurovision është shumë i kapitalizuar, por të paritesh pa dinjitet asht e turpshme, edhe ma shumë e turpshme tani asht komenti se ishim më të mirët po r Eurovizioni i ka fajet. Albina e shum albina tjera. le të këndojn në Darsma dhe të mbushin xhepat me Tallava, nuk jan për më shumë. Tragjedia asht, se në të vërtetë nuk është Këngëtare e dobët, por ajo Kang dhe ai interpretim ishin për tu harruar sa më shpejt

    Përgjigju
  • Poeti: 02/06/2023 12:23

    Paske lujt mendsh, po ska gje. Ndodh. Kur arrin e 22-a me 23 pjesmarres natyrisht do enderrosh edhe budalliqe si kjo qe Suedia do te japi ty kengen e tyre qe ta ulerasesh ti si "Duje-n". Ik bjeri dajres ne kosove e shqiperi se aty e kaloni klasen, mos beni deklarata te tilla se late nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?