Suedia do ti ofrojë Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri suedez Ulf Kristerssoni cili njoftoi ndihma e dhënë ndaj Ukrainës, është për 3 vite dhe do të shërbejë për të shmangur pushtimin rus.
“Kjo mbështetje do të ndihmojë financimin e donacioneve afatgjata të materialeve shtesë ushtarake dhe blerjen e materialeve të reja për furnizim të drejtpërdrejtë nga sektori i mbrojtjes në Ukrainë. Kauza e Ukrainës është kauza e Suedisë. Që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy vjet më parë, Suedia ka ofruar 15 ndihma ushtarake për Ukrainën. Ndihma e re e mbrojtjes do të shpërndahet gjatë viteve 2024-2026”, shtoi ai, në një video të shpërndarë në platformën X.
Sipas qeverisë në Stokholm, ndihma totale e premtuar ushtarake dhe civile nga Suedia do të rritet në 100 miliardë krona suedeze (9,3 miliardë dollarë). Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Stokholmin për ndihmën e dhënë.
Suedia neutrale iu bashkua NATO-s pas pushtimit rus dhe është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës.