Suedia me Presidencën e BE, ambasadorja në Tiranë për Report Tv: Integrimi i Ballkanit, prioritet! Shqipëria në rrugën e duhur

10 Janar 2023, 17:47| Përditesimi: 10 Janar 2023, 20:01

  • Share

Duke e cilësuar integrimin e Shqipërisë si një prioritet, ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad siguroi se rrugëtimi i vendit tonë drejt BE-së është çështje kohe. Me marrjen e Presidencës së BE, ambasadorja e Suedisë thotë se tani është koha e veprimit dhe se Bashkimi Evropian do ta shohë Ballkanin Perëndimor në 'familjen' e saj. E ftuar në Studio Live në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, kryediplomatja tha se Suedia ka një program mbështetës për Shqipërinë ndërsa garantoi se këto nuk do mbeten vetëm fjalë.

“Është një prioritet dhe është një prioritet i rëndësishëm. Thjesht po të shohim 6 dhjetorin kemi të tërë drejtuesit e Evropës në Shqipëri. Dhe ne duam të shohim BP në familjen e BE. Ekziston një ndihmë emergjente pasi situata ka ndryshuar që prej luftës në Ukrainë dhe situata ka ndryshuar në gjeopolitikë. Përpara Krishtlindjeve, Bosnjë-Hercegovinës u dha shpall si vend kandidat, gjithashtu edhe Kosova aplikoi në BE. Ne duhet të kemi Ballkanin Perëndimor si një rajon të sigurt. Ne jemi fqinj dhe do thosha që është tejet e rëndësishme ta kemi Ballkanin perëndimor ndaj nesh. Për ne këto nuk janë vetëm fjalë. Kemi program mbështetës për Shqipërinë për prioritetet e përbashkëta,. Për ne kjo është koha e veprimit.”- tha ambasadorja e Suedisë në Report Tv.

Aplikimi i Kosovës në BE është një tjetër hap i rëndësishëm që Suedia e mbështet. Ndërsa sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, shefja e diplomacisë sqaroi edhe një herë se aktualisht është duke u trajtuar proces formal dhe lajmet e mira për Prishtinën do të vijnë që prej fillimit të janarit në vitin që vjen.

“Siç e dini është marrë një vendim që Kosovës do t’i akordohet liberalizmi i vizave dhe Suedia e mirëpret këtë vendim. Që nga janari i 2024 do t’i garantohet Kosovës por për momentin është një proces formal.”- tha më tej Hastad.

Situata gjeopolitike me luftën në Ukrainë ku tashmë duket se po hyjmë në një ‘valë të tretë’ të ndryshimeve në vendet e BE por edhe në perspektivën e vendeve në veçanti ka qenë një tjetër pikë ku ambasadorja u ndal. Duke folur për aplikimin për anëtarësim në NATO të Suedisë, Hasad u shpreh se kjo lëvizje erdhi shkak pasojë pas luftës në Ukrainë, ndërsa shtoi se Suedia është në pritje të dy vendeve që do ta ratifikojnë. Kryediplomatja falenderoi edhe vendin tonë për ratifikimin e menjëhershëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ambasadorja shtoi se Suedia do të vijojë mbështetjen  e Ukrainës.

“Faleminderit mbështetjes së Shqipërisë, ishit vendi i parë që na dha mbështetjen tonë për anëtarësi në NATO. Ne aplikuam si rrjedhojë e anëtarësimit. Ne presim vetëm 2 vende që do ta ratifikojnë, po presim edhe nga Hungaria dhe Turqia.

Por për ne është e rëndësishme të jemi pranë Ukrainës. Suedia e ka Ukrainën prioritetin numër 1. Jo vetëm për presidencën e Këshillit të Evropës por edhe për marrëveshje për ndihma bashkë me partnerët tanë të tjerë.”- tha ambasadorja.

Pyetje: Sa do zgjasë lufta?

Elsa Hasad: Kjo është një ndër pyetjet që ne ja drejtojmë vetes. Por pyetja e duhur është sesi do mbyllet kjo luftë si do bisedojmë, të negociojmë që t’i japim fund këtij konflikti.

Por jashtë sfondit politik e teknik, për kryediplomaten Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm sidomos te të rinjtë. Mes Suedisë dhe Shqipërisë ka marrëdhënie shumë të mira sidomos në art, kulturë e muzikë, pasi vetë shqiptarët kanë interes e njohuri në shumëçka për Suedinë.

“Marrëdhënie të shkëlqyera. Dua të them që ka patur një marrëdhënie të ripërtërirë kur patëm kryesinë në OSBE. Do shikojmë sesi ju do kontribuoni në arenën ndërkombëtare. Shohim që ka interes të lartë dhe njohuri të lartë të vendasve për Suedinë. Kemi shumë marrëdhënie por ka dhe interes të madh në filma, teatër, kulturë etj.”- vijoi ajo.

E për ta mbyllur, ambasadorja ndau disa përshtypje të veçanta për shqiptarët dhe vendin tonë.

“Mendoj se Shqipëria duke më mirë në sytë e mi sesa në tuajat. Unë shoh gjëra që ju nuk shihni se i keni parë shpesh. Mendoj se ka vlera shumë të mira që ne nuk i kemi në Evropë. Ju nuk keni frikë të flisni kur mendoni që diçka nuk është e duhur apo e gabuar. Kjo na duhet në Evropë.

Më pëlqen shumë të flas me shqiptarët mendoj se jeni një popull shumë bujar. Dhe për të rinjtë do thosha që jeni shumë evropian. Flasin shumë gjuhë të huaja. Unë di shumë që ikin kanë dhe që kthehen në Shqipëri. Ka një potencial të stërmadh për të rinjtë dhe Shqipërinë.”- përfundoi ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?