Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Suedia refuzoi kërkesën për ekstradimin e gazetarit, reagon ashpër Turqia: Zhvillim shumë negativ, duam vepra jo fjalë

20 Dhjetor 2022, 16:28| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:32

  • Share

Turqia ka kritikuar ashpër refuzimin e Suedisë për të ekstraduar një gazetar që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Stokholmit në NATO. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkon që Suedia të kthejë dhjetëra njerëz që ai dyshon për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Por ish-kryeredaktori i Today's Zaman, Bulent Kenes, ishte i vetmi person që Erdogan përmendi në mënyrë specifike me emër. Ditën e djeshme Gjykata më e lartë e Suedisë përmendi rrezikun e persekutimit që mund t’i bëhej gazetarit nëse ekstradohej në Turqi për shkak të bindjeve të tij politike.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu e kritikoi vendimin në komente të shkurtra për gazetarët.

“Refuzimi i kërkesës sonë për ekstradimin e Bulent Kenes është një zhvillim shumë negativ. Nuk duam më të dëgjojmë fjalë të mira nga Suedia dhe Finlanda, duam të shohim hapa konkretë”, tha Cavusoglu.

Cavusoglu theksoi se ekstradimi i Suedisë në fillim të këtij muaji i një njeriu të dyshuar për anëtarësim në një grup terrorist kurd ishte i pamjaftueshëm për të fituar miratimin e Turqisë.

Duke u thyer me dekada të mos-angazhimit ushtarak, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Turqia dhe Hungaria janë ende të vetmet shtete anëtare të NATO-s që nuk kanë ratifikuar kërkesat e vendeve nordike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?