‘Suel Çela bashkojë Ramën me Berishën për zgjedhjet’, kështu është shprehur ish deputeti Azgan Haklaj.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Studio Live’, në Report Tv, ai u shpreh se Gazment Bardhi i bëri akuza të forta Berishës për lidhje me Suel Çelën, ndërsa Berisha i cilësoi si politike.
‘Suel Çela bashkojë Ramën me Berishën për zgjedhjet. Sepse infrastruktura e zgjedhjeve dhe të pushtetit në Elbasan kontrollohet nga Suel Çela. Berisha thotë se ishin deklaratë politike’, tha ai.
Haklaj hodhi akuza ndaj kreut të PL Ilir Meta, për të cilin tha se në kohën kur ishte kryeministër jepte urdhra për të dhunuar demokratët. Ai foli edhe arrestimin që iu bë, sipas tij në mënyrë të padrejtë në vitin 2001.
‘Unë jam arrestuar në Tropojë në vitin 2001, nga policia e Ilir Metës me një sërë akuzash. Jam torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga policia. Meta si kryeministër i dhunonte demokratët. Pas daljes nga burgu unë kam vijuar betejën ligjore dhe kam shkuar në Gjykatën e Lartë dhe ajo vendosi pushimin e çështjes. Nuk kam ikur, jam përballur me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën. Asnjë provë s’ka pasur ndaj meje, por akuza të fabrikuara’, tha ai.
Një koment Haklaj e pati edhe për protestën e PL para SPAK ditën e sotme. Ai e cilësoi si skandaloze të protestosh para këtij institucioni të drejtësisë.
‘Nuk ka gjë më skandaloze që të bësh protestë kundër SPAK. Ke grushte shteti në vende të tjera dhe s’ka protestuar njeri para gjykatës. Sot Meta bënë protestë para SPAK e del thotë se i ka paguar me para të ndershme pronat. Meta me 20 shtëpi duhet të jap llogari. A e ke pa miratimin e buxhetit të shtetit në Kuvend, ligji më i rëndësishëm, ndërsa Berisha numëronte shtëpitë deputetëve të tjerë, pse nuk numëronte shtëpitë e veta’, tha ai.
Teksa foli për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë, ai tha se nga gjykata detyrimi i paraqitjes është cilësuar si i ligjshëm, por duke qenë se Berisha nuk e respektojë këtë vendim u morë masa shtrënguese ‘arrest në shtëpi’.
‘Gjykata se ka quajtur të paligjshëm, por të drejtë dhe të ligjshëm vendim për detyrim paraqitje, duke qenë se Berisha refuzoi që të paraqitej, u kërkua masë shtrënguese dhe SPAK i është drejtuar kuvendit më pas. Masa e arrestit është revokuar duke qenë se nuk rrezikonte që të largohej jashtë vendit dhe të prishte provat’, tha ai.
Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, teksa foli për kreun e PD, ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se kur Berisha ishte në arrest shtëpie ka pas një plan për ta vrarë këtë të fundit.
‘Gabimi i Berishës është që nuk shpërndahen djemtë e shtëpisë, unë i them baca dhe baca është 80 vjeç, po nuk merret baca të futet pullaz se ta vrasin dynjaja. Ne dolëm deklaratë shtypi Rama ca bëri tha e lini të lirë. E di ti që ka qenë në program për ta vrarë Berishën atje, kur ishtë në pullaz’, tha ai.
Si ka mundēsi qē i jepet Hajdar Gjuzit mundēsi tē dali nē medja kur ky ēsht komplet Toç.
Përgjigju