Politikë

Suel Çela i pafajshëm/ PD: Provë se ata që blejnë vota për Edi Ramën janë të paprekshëm

20 Nëntor 2019, 16:38| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 16:41

  • Share

TIRANE- Partia Demokratike e ka quajtur shpalljen të pafajshëm të Suel Çelës një provë se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

PD thotë se ky ishte një mesazh që kriminelët  e pushtetit që blejnë vota për Edi Ramën janë të paprekshëm.

"Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët", thuhet në reagimi e PD-së.

Afro 2 vite nga përplasja e policisë tek tregu agro ushqimor në Elbasan, Suel Cela i shpallur në kërkim për këtë ngjarje merr pafajësinë nga krimet e rënda. Dosja e cila për disa kohë mbeti mes prokurorisë Elbasan e Krimeve është përmbyllur me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite dhe Enea Bekteshit me 6 vite burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?