Enkeleda Kapedani

Kronikë

DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të

27 Nëntor, 11:04| Përditesimi: 27 Nëntor, 11:43

  • Share

Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan tregon se Gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës, një figurë e rëndësishme e krimit. Nën urdhërat e Suel Çelës nuk ishte vetëm gjyqtarja Pajtime Fetah, por bosi i krimit rezulton se ka rekrutuar edhe gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e Tik-Tokut, që pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

Fillimisht, sipas dosjes së SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetah, e cila ishte nën komandën e plotë të Çelës. Kapedani e falenderon Suel Çelën dhe shpreh respektin që ka për të, por nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.

Më tej Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krah të tij, duke ia hequr nga duart gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marrur përsipër pafajësinë e Çelës.

Dhe kështu ndodh. Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu. Dosja i kalon Enkeleda Kapedanit sipas porosisë së Suel Çelës. Me 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela.

Gjyqtajra Enkeleda Kapedani ka konsumuar dy vepra penale; mos kallëzim krimi kur Suel Çela i ofroi makinën 40 mijë euro për t’u tërhequr nga gara për kryetare të gjykatës dhe korrupsion, pasi ka marrë një vendim në kushtet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe një marrëdhënie korruptive. Duket e çuditshme se si SPAK ka ngritur akuzë ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili vetëm ka bërë detyrën, dhe nuk ka ngritur akuzë ndaj gjyqtares Kapedani./ Prapaskena

Xh.K/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fansi: 28/11/2024 18:23

    enkeleda shume jinge..

    Përgjigju
  • Elba be: 27/11/2024 17:58

    Heeee SI lidhen faktet dilte Tan Hoxha neper media kjo gjygjtare ka qen e vetmja qe ka denuar Florenc Çapjan . Tani u kuptua ku flika lepuri. Nejse se nuk eshte se e njoh edhe Kam ndonje simpati. Paskeni qen te gjithe klan I Mir organizuar edhe ipaskeni servirur publikut ndeshje te trukuara. Mbase jam gabim por te gjithe ne favor tuajin. Mafia mafia. Ah me detet Kur do behet ky komb pa kriminele pa bossa me s e g classa mor aman. Te marrim fryme pak te gjithe nga pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?