E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Suela Koçibellinj e cila foli për disa këshilla dhe rekomandime për fëmijët dhe prindërit.
”Marrëdhënia prind-fëmijë është baza për të ndërtuar shoqërinë që duam” tha ajo në fillim të bisedës.Shkak për bisedën me të u bë një postim i AMA, ku një lojë e rrezikshme online po krijon pasoja në shëndetin e adoloeshentëve.
Loja që quhet “Sfida e superman-it” online, ka sjellë shumë të lënduar.”Këto lloj lojrash janë me ndikim shumë të rrezikshëm tek fëmijët dhe adoleshentët” shtoi ajo.
Suela tha se e ndaluara i nxit më shumë fëmijët, ndaj duhet bërë një shpjegim paraprak tek fëmijët nga vet prindërit. Suela tha se mosha e adoleshencës është sfidë më vete ndaj duhet shumë komunikim me fëmijën pasi kjo do ndikojë gjatë gjithë jetës së fëmijës dhe se fëmijët kanë nevojë që të kenë atë rrethin e tyre të besimit.