Suella Braverman

Suella Braverman e cilëson ‘bekim’ deportimin e emigrantëve në Ruanda! Mediat britanike: Në verë planifikon të dërgojë avionin e parë

20 Mars 2023, 11:45| Përditesimi: 20 Mars 2023, 11:53

  • Share

Ministrja britanike, Suella Braverman e cilëson ‘bekim’ depërtimin për në Ruanda të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Birtaninë e Madhe. Nga vizita e saj në kryeqyteti i Ruandës, Kigali tha se kanë zhvilluar diskutime me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) rreth urdhrit që ndaloi fluturimet e emigrantëve për në vendin afrikan. 

Braverman kërkon që GJEDNJ të marrë parasysh se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi se skema e Ruandës ishte e ligjshme.

"Qeveria e ka pasur të qartë se procesi i Strasburgut që çoi në ndalimin e minutës së fundit të fluturimit për në Ruanda me një urdhër të Rregullit 39 vitin e kaluar ishte thellësisht i gabuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë masa në projektligjin tonë që do të adresojnë se si Britania e Madhe synon të pajtohet me urdhra të tillë në të ardhmen. Por unë jam inkurajuar nga diskutimet konstruktive të fundit të qeverisë me Strasburgun, duke përfshirë reformat e mundshme të procedurave të Rregullës 39, e cila është padyshim diçka që ne do të donim të shihnim", tha Braverman.

Suella Braverman ishte në një vizitë në Kigali, Ruandë, për të mbikëqyrur ndërtesat e reja që mund të strehojnë emigrantë. Asnjë emigrant nuk është deportuar në Ruandë që kur marrëveshja u nënshkrua prillin e kaluar nga paraardhësi i Braverman, Priti Patel. Sipas mediave britanike, Braverman po planifikon që në verë të jetë fluturimi i parë me emigrantë nga Britania për në Ruanda.

Kujtojmë se fluturimi i parë i planifikuar për në Ruanda u ndalua në qershor, për shkak të një ndërhyrjeje nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Gjykata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se projektligji, nëse miratohet, do të ishte një ‘shkelje e qartë’ e Konventës për Refugjatët. Braverman po kujdeset që të largojë emigrantët nga Britania, ku ka pasur një numër të madh pasi mbërrijnë përmes gomoneve nga kanali i La Manshit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?