Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman

Suella Braverman u kërkon falje shqiptarëve? Lea Ypi: Ka ftuar një delegacion nga Shqipëria për çaj mali në Home Office

1 Prill 2023, 20:56| Përditesimi: 1 Prill 2023, 20:59

  • Share

Gjuha raciste e Sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman ndaj shqiptarëve, të cilët i cilësoi si kriminelë, ka nxitur mjaft reagime, ndërsa është kërkuar që zyrtarja e lartë britanike të kërkojë një ndjesë publike ndaj shqiptarëve.

Në një shkrim në rrjetet sociale shkrimtarja dhe filozofia shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi, Braverman, thotë se ka marrë një telefonatë nga Braverman, për të cilën thotë se i vjen keq për atë që ka thënë.

“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë çaj mali në Home Office”- ka shkruar Ypi në Twitter.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet zyrtare, ndërsa duket sikur shkrimtarja mund të jetë duke e bërë edhe ironi, apo ndonjë shaka me rastin e 1 prillit.

Postimi i Lea Ypit

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poeti: 04/04/2023 01:25

    Lea eshte duke ju servilos Braverman-it me gjoja ironi por qe ne fakt eshte nje tentative qurravitje alla shqiptare. Pinjollja e ish persekutuar por simpatizante e Rames duket se nuk heq dore nga prapaskenat dhe djallezite e mesuara nga babai...

    Përgjigju
  • XXX: 03/04/2023 03:31

    Eshte gënjeshtër per 1 prill.

    Përgjigju
  • Horri: 02/04/2023 22:08

    Ik mi gabele,cop arrixhiu tqr kur ka ngele Uk ne dore te bythezinjeve

    Përgjigju
  • Königin Teuta: 02/04/2023 21:45

    Sa te bukur e ka bo zoti. Jo si po magjistare.Jevgjit te marin ne qafe. E njef M.Shehun ish k/minister kjo ?

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2023 02:30

    Nese eshte shaka per 1 Prillin,apo ironi per veprimet e sek.te brend.britanike, nga ana znj.Ypi,mendoj se postimi eshte me shije te keqe dhe e nje niveli te ulet;nese eshte e vertete,atehere duhet vleresuar.

    Përgjigju
    • Poeti: 04/04/2023 01:27

      Ska shanc te jete i vertete. Ajo nuk kerkoi ndjese as kur erdhi delegacion zyrtar, perkundrazi e ka shtuar dozen ndaj shqiptareve dhe ndaj komuniteteve te tjera(tashme ndaj britaniko-pakistanezeve). Keshtu qe "shakaja" lepirese e Ypit eshte pa boje...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?