Sufle me brokoli dhe lulelakër
Përbërësit:
- 300 gr brokoli
- 300 gr lulelakër
- 3 vezë
- 200 ml qumësht
- 100 ml pana
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak arrë moskat
- Bukë e thekur ose galetë
Përgatitja:
Ziejmë brokolin dhe lulelakrën në ujë me kripë për 5-7 minuta, vetëm sa të zbuten pak. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë qumështin dhe panën gradualisht, duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. E lëmë të lidhet pak, e heqim nga zjarri dhe shtojmë 2/3 e djathit të grirë, kripën, piperin dhe arrën moskat. Rrahim vezët dhe i bashkojmë me masën e përgatitur, duke i përzier mirë. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën e ndarë në copa të vogla. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe e spërkatim me galetë. Hedhim përzierjen në tavë dhe shtojmë sipër pjesën e mbetur të djathit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë sipër.
Komente
