Receta

Sufle me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

21 Maj, 11:21| Përditesimi: 21 Maj, 11:26

  • Share

Sufle me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

  • 4 vezë të freskëta
  • 200 ml qumësht
  • 100 ml pana
  • 100 gr proshutë
  • 150 gr djathë kaçkavall
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë miell
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Pak bukë e thekur e grirë

Përgatitja:

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë miellin. E përziejmë për 1-2 minuta, më pas shtojmë ngadalë qumështin dhe panën duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë në një enë tjetër rrahim vezët me pak kripë, piper dhe arrë moskat. Bashkojmë masën e qumështit me vezët e rrahura, shtojmë proshutën dhe djathin e grirë. Lyejmë një tavë ose formë sufleje me gjalpë dhe pak bukë të thekur të grirë. Hedhim përzierjen në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për pak minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?