Opinion

Sukses i paparë i policisë serbe!

7 Tetor, 21:45| Përditesimi: 7 Tetor, 21:48

  • Share

Dy persona me një boks hekri dhe disa simbole të Shqipërisë qenkan pas nisur për të rrëzuar mbase pushtetin e Vuçiqit. Por i paska kapuar policia dhe e paska shpëtuar shtetin...

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se mbrëmë në Parkun e Pionierëve në Beograd u identifikuan dhe ndaluan dy shtetas të Bosnjë e Hercegovinës - M.S. (30) dhe S.R. (22) - të cilët nuk kishin vendbanim të regjistruar në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbolet e flamurit shqiptar.

Tashti ndaj tyre kanë nisur procedurat hetuese dhe ndëshkuese.

Tragjikomedi i thonë kësaj pune, që Ministria e Punëve të Brendshme dhe politikanë të lartë paraqesin edhe këto gjëra si të rrezikshme... 

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?