Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë kardiake, duke realizuar me sukses dy operacione të avancuara në zemër përmes teknikave minimal invazive me shkallë të lartë kompleksiteti.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes rrjeteve sociale.
Rasti i parë: Një paciente 45-vjeçare iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar, ku u zëvendësuan valvula mitrale, valvula aortale dhe aorta ascendente përmes teknikës së hemisternotomisë.
Rasti i dytë: Një paciente 55-vjeçare iu zëvendësua rrënja e aortës dhe aorta ascendente, duke përdorur teknikën e njohur si Bentall, po ashtu përmes hemisternotomisë.
Avantazhet e këtyre ndërhyrjeve përfshijnë një prerje minimale (vetëm 7-8 cm), ecuri të shkëlqyer postoperatore pa komplikacione dhe mundësinë që pacientet të dalin nga spitali brenda pesë ditësh pas operacionit.
Ky sukses konfirmon se në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, teknikat minimal invazive nuk përdoren më vetëm për ndërhyrjet standarde, por edhe për operacione të kombinuara dhe komplekse, duke përmirësuar ndjeshëm trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve.
“Mirënjohje për ekipin operator të jashtëzakonshëm Dr. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj dhe Dr. Anri Gongo”,- thekson ministrja.
Ky është një hap përpara në shëndetësinë shqiptare dhe një lajm i shkëlqyer për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla të avancuara.
Komente

Zoti ju bekofte. Bravo
PërgjigjuSuksese mjekeve te talentuar te spitalit Shefqet Ndroqi". Ndjehemi krenare per kete pune te shkelqyer qe beni.Suksese te metejeshme.
PërgjigjuSuksese ekipit te kardikirurgjise te spitalit Shefqet Ndroqiti urojme suksese, vecanerisht duar artit dr Albi Fagu,, kemi nevoje per keto mjek
PërgjigjuRespekt për ekipin e mrekullueshëm te kardikirurgjisë të spitalit Shefqet Ndroqi.I uroj suksese doktorëve te mrekullueshëm te këtij spitali,veçanërisht dr.Albi Fagu!
PërgjigjuBravo Spitali Shefqet Ndroqi Me i miri spitaë aktual dhe bravo mjekeve qe ben tr tille nderhyrje Ne privat keto nderhyrje do kushtonin shume leke Fat qe kemi mjek te tille
Përgjigju