Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar e për ish-futbollistin e Kombëtares, Rudi Vata nuk tregoi gjë tjetër veçse ishte një skuadër me karakter që luajti me inteligjencë. Edmond Dosti, ish-futbollisti i Partizanit tha se Argjentina e mori këtë fitore me meritë, ndërsa theksoi se Messi nuk mund ta mbyllte karrierën e tij pa Kupën e Botës.
“Argjentinë spektakolare, për 2 minuta Franca barazoi, vazhdoi në shtesë. Argjentina ka kërkuar fitoren e kësaj kupe për shumë arsye. Duke pasur një njeri si Messi nuk mund ta fitonte karrierën pa një kupë të tillë, në karrierën spektakolare të tij,. E përfundoi me sukses. Kisha dëshirë që ta fitonte o Ronaldo o Messi sepse të dy e kanë merituar. I kënaqur që fitoi mesi, është në tre yjet më të mira të botës. Njerëzit kanë qenë krenar se kanë parë një finale spektakolare. Me meritë fitoi kupën e botës”, tha Dosti.
“Argjentina tregoi që ishte një skuadër me karakter, kishin shpirtin luftarak. Skuadër që luajti me zemër inteligjencë", tha Vata.
I ftuar në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Vata bëri edhe një krahasim të Messit me legjendën e futbollit Maradonën. Vata tha se ata të dy kanë personalitete të ndryshme, Messi në këtë botëror u soll si grindavec, e ndërsa për Maradonën thotë se ka qenë ‘zoti i futbollit’, por me një karakter krejtësisht tjetër. Për Vatën, Messi është një histori suksesi, i cili vazhdon të ruajë ende në moshën 35-vjeçare talentin e tij, si asnjëherë herë më parë në historinë e futbollit.
“Ka pasur karakter tjetër. Mesi tregoi ndoshta ndeshjen me Holandën që tregoi karakterin e grindavecit. Maradona ka pasur një personalitet tjetër. Ka qenë futbollist, zoti i futbollit, por po flasim thjesht një vazhdimësi të tillë që në moshën 18-vjeçare deri në moshën 35 vjeçare nuk ka futbollistë në botë që e ka pasur një vazhdimësi të tillë. Për mua do fitojë prap topin e artë. Kush mundet me jetu kaq gjatë në këto nivele. Maradona ka pasur një rrugëtim special, por jo në këto nivele. Futbolli është më tepër agresiv sot, janë lojtarë të ndryshëm”, tha Rudi Vata.
Për Dostin, Messi, Ronaldo dhe Maradona janë tre lojtarët më të mirë të futbollit që do të jetë shumë e vështirë të zëvendësohen edhe në të ardhmen.
“Ai është ndër tre lojtarët më të mirë të botës. Do flitet gjatë për këto, por për të thënë të vërtetën ato që ka fituar Messi ka dhënë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe kur shikojmë që në këtë moshë të luajë në këto nivele është një meritë e jashtëzakonshme. Ne kemi pas fatin që kemi parë të tre lojtarët. Lojtarë që s’do të vijnë më, do presim gjatë që të vijnë këto lojtarë të luajnë në këto nivele. Mesi e tregoi që Messi është zoti i futbollit dhe me meritë e fitoi kupën e botës, e meritonte”, u shpreh Dosti.
Edhe për specialistin e futbollit Andrea Marko kjo ishte një fitore e merituar.
“Talenti i Messit është ende ai moment që ne e kemi ndjerë, duke qenë edhe lider edhe drita e skuadrës edhe bashkuesi. Ishte një fitore e merituar. U kompletua në pjesën e statistikës që prisnim të gjithë”, tha Marko.
Argjentina është kampione bote për herë të 3 në histori. Amerikano latinët kanë ngritur në qiell trofeun më prestigjoz të futbollit duke mposhtur ne finale Franën 4-2 me penallti, ndërsa 120 minutat u mbyllën me rezultatin 3-3.
Në asnjë lloj sporti nuk mund të jenë më të mirë ATA të mëparshmit sepse gjërat vijnë duke u perfeksionuar ,tek sporti i notit apo atletikë kto mund të maten lehtësisht me kronometër dhe ska diskutime,ndërsa në futboll njerzit ngatërrohen sepse ska njësi matëse dhe sdo mbarojnë kurre debatet
PërgjigjuTani per nje muaj vetem per messin do lexojm e degjojm
Përgjigju