'Zgjoi'

Suksesi i filmit ‘Zgjoi’ ‘rrëmben’ mbështetjen nga Qeveria e Kosovës, i mundësohen rreth 100 mijë euro

22 Janar 2022, 01:51| Përditesimi: 22 Janar 2022, 01:59

  • Share

KOSOVË- Suksesi i filmit më të fundit kosovar, ‘Zgjoi’ ka nxitur një mbledhje elektronike nga Qeveria e Kosovës ku janë ndarë mjetet financiare në mbështetje të kampanjës së filmit.

Filmi i cili trajton tematikat më të prekshme sociale të shoqërisë së Kosovës ka siguruar garimin për t'u nominuar në edicionin e 94-të të Çmimeve të Akadmisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, ‘Oscars’.

Si rrjedhojë, Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren pikërisht për mbështjetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit.

‘Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimet e Qeverisë.

Filmi ‘Zgjoi’ është i bazuar mbi një histori të vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, nis një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.

 Gjatë filmit trajtohen pikërisht sfidat e mëdha të një gruaje të vetme e cila merr situatën nën kontroll dhe zëvendëson në një farë mënyre ‘shtyllën e familjes’. Në një realitet patriarkal protagonistja vuan pasojat e ambicies, vetëformimit e të indipendencës. Triumfi i Fahrijes mes këtij realiteti të zymtë e të prapambetur jep mesazhe të forta sensibilzimi, jep njëkohësisht edhe gjendjen e Kosovës gjatë luftës. Nisur nga kjo ndërthurje e realitetit historik e social, vepra fitoi vlerësimin nga publiku, mbështetjen nga Qeveria e Kosovës mbi artin por ç’është më e rëndësishmja intrigoi Bashollin të realizonte një film bazuar mbi jetën e saj dhe peripecitë që iu desh të kalonte.

Pjesë nga filmi 'Zgjoi'

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?