Mjeku kardiokirurg nga Tetova, Prof. Dr.Omer Xhemali është emëruar drejtor i Klinikës Universitare së Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër.
Xhemaili është një kirurg mjaft i njohur, i cili ka lindu në Tetovë vitin 1970 dhe ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg në Gjermani, ku dhe ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme në këtë shtet.
Ai është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe materialeve shkencore. Në vitin 2007 ai është zgjedhur si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.