Sahit Prizreni (djathtas)

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

31 Gusht, 21:19| Përditesimi: 31 Gusht, 21:21

  • Share

Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar këtë shtunë Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore, ku është votuar për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Sahit Prizreni është konfirmuar në postin e Presidentit, ndërsa anëtarë të Ekzekutivit janë konfirmuar me votë Arblin Karaj, Ermal Agaj, Dorjan Shehu, Glodjan Ahmetaj, Sabah Cenaj dhe Bujar Domi.

Të pranishëm në këtë Asamble ishin Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima dhe zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha.

Kujtojmë se për herë të parë në historinë Olimpike të sportit shqiptar, dy mundësit Islam Dudaev dhe Cherman Valiev i sollën Shqipërisë medalje të bronzta të siguruara në Lojërat Olimpike "Paris 2024" pak javë më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?