Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë listave dhe largimin e maqedonasve nga koalicioni. Berisha tha për gazetarët se listat nuk janë miratuar akoma dhe se Sula mund të ndërrojë mendje. Për largimin e Vasil Sterjovski të Aleancës së Maqedonasve, e quajti tradhti.
Berisha: Absolutisht jo. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbaj një qëndrim, por kjo listë, këto mundësi kishte. Në listë të hapur nuk është përjashtuar, ai ka meritat e veta. Ai është njeri i respektuar.
A e zhbën procesin e primareve? Primaret janë një kriter themelor.
Pse më të votuarit nuk janë në listë? Janë, disa prej tyre. Të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është miratuar. Ai deklaron, por pastaj mund të ndryshojë mendimin.
Berisha: Saç është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Demokratët të pakënaqur me Berishën/ Dash Sula lihet jashtë: Më përjashtuan se jam ‘SPAK-ist’! Ikin edhe Ori Nebiaj, Hysen Kadia e Ilda Dhori
SI.E./ReportTv.al