Politikë

PD pa surpriza/ EMRAT e 186 kandidatëve të ‘Aleancës Madhështore’, Berisha në listën e mbyllur të Tiranës, shpërblen besnikët! Meta në listë të hapur në kryeqytet! ‘Zhbëhen’ primaret

12 Mars, 16:34| Përditesimi: 13 Mars, 00:34

  • Share

TIRANË- Mes debatesh dhe hatërmbetjesh, dorëheqje nga kandidimi dhe akuza Partia Demokratike zyrtarizoi mbrëmjen e vonë të 12 marsit listën me 186 kandidatë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit. U deshën mbledhje maratonë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar që Berisha të dilte me listën, ku vetë kryeson Qarkun e Tiranës.

Në ndryshim nga kampi socialist që këtë 11 maji garon me një ekip tërësisht të rinovuar, në kampin demokrat nuk ka asnjë surprizë. “PD-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore” vjen me pak risi, pasi kreu i demokratëve, Sali Berisha është kujdesur që në listat e mbyllura të fusë të gjithë besnikët e tij për t’iu garantuar një vend në parlamentin e ardhshëm. Në total 8 vende në listë të sigurt u janë lënë aleatëve, ndërsa kreu i PL, Ilir Meta nga qelia, do të garojë në listën e hapur të Tiranës.

Lista e mbyllur për Qarkun e Tiranës është mbushur me besnikët e Berishës, i cili shkel hapur rezultatin e Primareve duke lënë jashtë listës së mbyllur ndër më të votuarit. Është vetë Berisha që udhëheq listën e mbyllur të Tiranës, pas tij numri 2 i PD dhe më besniku i tij, Flamur Noka, vijohet me Edi Palokën, Albana Vokshin, Belind Këlliçin e ndërsa vihet re rikthimi i Jozefina Topallit.

4 vende në listën e sigurt të Tiranës i janë lënë aleatëve, 2 për Partinë e Lirisë me Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon, 1 Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe 1 Mesila Doda nga PDIU. Kështu, aleati Shpëtim Idrizi garon në listën e hapur të Shkodrës, duke i lënë vendin në listën e mbyllur deputetes së partisë së tij Doda. 4 vendet e tjera i janë lënë aleatëve në listë të mbyllur, Vangjel Dule në Vlorë, Brunilda Haxhia e PL në Fier, Edmond Xhainasto në Elbasan, Artan Luku i PAA në Durrës.

Kështu jashtë listës së sigurt të Tiranës mbesin emra ndër më të votuarit si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti apo deputetët Kreshnik Çollaku, e Durata Çupi. Jashtë listës së sigurt mbetet edhe Arjana Kalaja e cila luftoi për një vend në listë të sigurt, por Berisha e la jashtë. Kështu, skema e Berishës për të shpërblyer besnikët solli pakënaqësi në radhët e demokratëve duke sjellë tërheqjen nga gara të deputetit Dash Sula më i votuari në primaret e Elbasanit, Hysen Kadiu më i votuari në primaret e Tiranës, apo dy deputetet Ori Nebiaj e Ilda Dhori. Nëse Partia Demokratike do të marrë mandate në listën e hapur ato do të jenë ‘trofe’ shumë i lakmueshëm pas për to do të luftojnë edhe “aleatët VIP”, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi.

Partia e Lirisë e Metës i ka marrë Partisë Demokratike një mandat të sigurt në Elbasan me Edmond Haxhinaston, qark në të cilin kandidon në listën e hapur edhe Dashamir Xhika. Mandati tjetër i sigurt I PL është në Fier me Brunilda Haxhiun, qark në të cilin lista e PD kryesohet nga Gazment Bardhi, ndërsa i sigurt është edhe deputeti i Lushnjës Korreshi.

Në Durrës, ndryshe nga çfarë ishte aluduar Igli Cara është në listën e sigurt, ndërsa në këtë qark kandidat i Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës është Artan Luku. Në Shkodër nuk ka supriza me 3 deputetë aktualë që kryesojnë listën, Luçiano Boçi, Greta Bardeli e Ramadan Likaj.

Listat e tjera të qarqeve Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Lezhë, Kukës e  Gjirokastër nuk ka surpriza dhe PD ka thuajse të njëjtat emra. 17 deputetë aktualë të PD janë në listat e mbyllura.

12 deputetë aktualë, mes tyre emra të njohur si Dashnor Sula, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ferdinand Xhaferraj, ⁠Lefter Geshtenja, Zheni Gjergji dhe Ilda Dhori i refuzuan Berishës të kandidon në listën e hapur, ndërsa mes ligjvënësve aktualë kandidojnë për votat e qytetarëve 12 deputetë të tjerë si Tabaku e Çupi në Tiranë, apo edhe Andia Ulliri, Edmond Spaho, Lindita Metaliaj, Kreshnik Çollaku, ⁠Asllan Dogjani etj.

Ora 23:07
Zgjedhjet/ Nga Tabaku, tek Çupi e Dogjani 13 kandidatët në listë të hapur të PD, 19 në të mbyllur! 12 refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën

1741818323_tabaku.JPG

Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku 

Vetëm 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë listë spikasin emra si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Edmond Spaho e Asllan Dogjani.

Ndërkohë, në listën e mbyllur janë 19, ku spikasin emra si Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka e Albana Vokshi. Po ashtu, janë 12 emra që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën si ⁠Dashnor Sula, Ori Nebiaj, Ilda Dhori e ⁠Lefter Gështenja. 

Deputetët që janë në listën e hapur:
1. Jorida Tabaku
2. Dhurata Çupi 
3. Andia Ulliri
4. Petrit Doda 
5. Edmond Spaho
6. Andrea Mano
7. Ludovik Hasani
8. Kastriot Piroli
9. Lindita Metaliaj
10. Kreshnik Çollaku
11. Isuf Çela
12. ⁠Asllan Dogjani
13. ⁠Qani Xhafaj 
Deputetët në listë të mbyllur: 
1.Sali Berisha 
2.Flamur Noka 
3.Edi paloka 
4.Albana Vokshi 
5.Tomorr Alizoti 
6.Greta Bardeli 
7.Ramadan Likaj 
8.Agron Gjekmarkaj 
9.Elda Hoti 
10.Bujar Leskaj 
11.Ina Zhupa 
12.Xhelal Mziu 
13.Tritan Shehu 
14.Gazment Bardhi 
15.Luan Baçi 
16.Saimir Korreshi 
17.Bledion Nallbati 
18.Oerd Bylykbashi 
19.Flamur Hoxha
Deputetët që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën:
1. Helidon Bushati
2. Kasem Mahmutaj
3. Eralda Bano
4. Emilia Koliqi
5. Ferdinand Xhaferraj
6. ⁠Lefter Geshtenja
7. ⁠Zheni Gjergji
8. Sorina Koti
9.Oriela Nebiaj
10. Ilda Dhori 
11. ⁠Dashnor Sula
Ora 22:03
Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhen emrat e kandidatëve në listën e hapur të PD për Qarkun Gjirokastër

1741810647_seliaepd.jpg

Report Tv ka zbardhur listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun e Gjirokastrës. Në listë janë 4 kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Lista e hapur Gjirokastër:
Mariklent Dervisi
Bajram Hysa
Alma Kore
Arben Ristani
Ora 21:43
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh emrat e kandidatëve për deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Durrës

1741811295_ps.JPG

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Partinë Demokrarikë, ka bërë me dije emrat e kandidatëve të saj për deputet në Qarkun Durrës.

Lista e hapur:
Edlira Harizi
Skender Dika
Jola Hysaj
Aulon Kalaja
Ilirjana Kuçana
Arian Ndoji
Andia Ulliri
Ilir Haznedari
Emri Vata
Shyqyri Myrtollari
Petro Vokopola
Viola Kapedani
Pellumb Shullazi
Adriatik Hoxha
Ora 21:37
Report Tv zbardh listat e hapura të Partisë Demokratike për qarkun Berat, 7 emra në listë

1741812464_pd.JPG

Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën e hapur për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit për qarkun e Beratit.

Në listë janë 7 emra.

Lista e hapur Berat:
Fatmira Kola
Thoma Runiçi
Oltion Merdari 
Parim Mahmutaj 
Ledion Mara
Lefter Maliqi (PL)
Valbona Doku
Ora 21:34
Zgjedhjet e 11 majit, PD zyrtarizon listën e hapur me 3 emra të kandidatëve për deputetë në Qarkun Kukës

1741811298_partiademokratike.JPG

Report Tv ka zbardhur listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Kukësit. Në listë janë 3 kandidatë, Isuf Çela, Shkëlqim Shehu dhe Elvira Peka.

Lista e hapur Kukës:
-Isuf Çela
-Shkëlqim Shehu
-Elvira Peka
Ora 21:34
Zgjedhjet 11 maj/ Report Tv zbardh emrat e kandidatëve për deputetë të PD në listë të hapur për Qarkun Fier

1741800959_10000PDselia4.jpg

Report Tv ka mundur të zbardhë emrat e kandidatëve për deputetë në listën e hapur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Fier.

Lista e hapur:
Gentian Koçi
Ledion Çala
Luljeta Sejko
Ajet Bërguri
Ardian Ferro
Silva Hasa
Arben Çuko
Matin Dogani
Gentian Çela 
Pelivan Bufi
Arben Hoxha
Fatjon Semanjaku
Samena MalenaShpetim Axhami
ILda Dhori
Ora 21:31
Zgjedhjet 11 maj/ Report Tv zbardh emrat e kandidatëve për deputetë të PD në listë të hapur për Qarkun Dibër

1741803898_Partiademokratikeeere.jpg

Report Tv ka mundur të zbardhë emrat e kandidatëve për deputetë në listën e hapur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Dibër.

Lista e hapur:
Basir Çollaku 
Alketa Agolli
Xhemal Gjunkshi
Perparim Spahia
Shpend Ndreu (diaspora)
Ora 21:26
Zgjedhjet 11 maj/ Report Tv zbardh emrat e kandidatëve për deputetë të PD në listë të hapur për Qarkun Shkodër

1741810647_seliaepd.jpg

Report Tv ka mundur të zbardhë emrat e kandidatëve për deputetë në listën e hapur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Shkodër..

Lista e hapur: 
Lodovik Hasani
Gent Ndoj
Bardh Spahia 
Tedi Kopliku
Gloria Shllaku
Ndoc Ashta
Senada Mehmeti (FRPD)
PR Arben Lush
PA Matilda Matija
PDIU Liljan Idrizi
LSI Elmira Ndrevashaj.
Ora 21:24
Zgjedhjet 11 maj/ Report Tv zbardh emrat e kandidatëve për deputetë të PD në listë të hapur për Qarkun Korçë

1741806895_saliberisha.png

Report Tv ka mundur të zbardhë emrat e kandidatëve për deputetë në listën e hapur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Korçë..

Lista e hapur:
Edmond Spaho
Andrea Mano
Gentian Çela
Gentian Çala (Pl)
Kristi Koçibelli(Pr)
Enton Çaçani (PAA)
Ernest Koce (maqedonas)
Eleina Qirici
Brunilda Prifti
Elsuida Vila
Ora 21:20
Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhet lista e hapur prej 14 kandidatësh e Partisë Demokratike në Elbasan

1741811295_ps.JPG

Report Tv ka zbardhur listën e kandidatëve të PD në listën e hapur në Elbasan. Në listë janë 14 kandidatë. 

Lista e hapur Elbasan:
-Ilirjan Alliu
-Dritan Cani
-Lumturi Hasa
-Mustafa Pasha
-Renato Kumria
-Gani Cani
-Lindita Kullolli
-Dritan Pitarja
-Elior Lila
-Alesia Balliu
-Qamil Boja
-Armaldo Kllogjeri
-Dashamir Xhika (pl)
-Alis Narazani
Ora 21:15
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh listën e kandidatëve për të deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Vlorë

Report Tv zbardh listën e hapur të kandidatëve të PD në Vlorë.

Lista e Hapur:
Alda Haluci
Matilda Çyrku
Nada Daullja
Liljana Elmazi
Lorenc Banaj
Edmond Fetahu
Skender Muço
Dario Runa
Ritvan Mezini
Romario Meminaj
Petro Gjikuria
Artan Liçaj (PAA)
Ora 21:15
Zgjedhjet e 11 majit, 7 emra në listën e hapur të Qarkut Lezhë të PD, nga Gjin Gjoni tek Lindita Metaliaj e Aleksandër Lala

1741810647_seliaepd.jpg

Report Tv ka siguruar listën e hapur të Partisë Demokratike në Lezhë. Në listë janë 7 emra, Gjin Gjoni, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli, Aleksandër Lala, Edison Doçi nga Partia Agrare Ambientaliste, Viktor Tusha nga Partia e Lirisë dhe Melisa Vuthaj nga PR. 

Lista e hapur e Qarkut Lezhë:
-Gjin Gjoni
-Lindita Metaliaj
-Kastriot Piroli
-Aleksandër Lala
-Edison Doçi, PAA
-Viktor Tusha, PL
-Melisa Vuthaj, PR
Ora 21:07
Report Tv zbardh emrat e PD për listën e hapur në Tiranë! Nga Ilir Meta, Tabaku, Çollaku te Alimehmeti e Idrizi

1741431418_ilirmeta.jpg

Report Tv zbardh listën e hapur të PD në qarkun e Tiranës. Ilir Meta garon në listë të hapur në Tiranë. Po ashtu edhe Ilir Alimehmeti e Jorida Tabaku, ndër më të votuarit në primare.

Tiranë lista e hapur
Ethem Aga
Ilir Alimehmeti
Erisa Bajaziti
Kreshnik Çollaku
Rivelino Çuno
Eduart Çaça (diaspora)
Dhurata Çupi
Petrit Doda
Asllan Dogjani
Mhill gecaj
Petrit Gjorgji aleat
Altin Goxhaj aleat
Mimoza hajdarmataj
Edit Harxhi
Arjan hoxha
Lisandër hoxha
Florenca Hoxha
Rudin Avdiu
Jurgia Ilirjani
Shpëtim Idrizi
Albia Elezi aleat
Salvador Kaçaj
Adriana Kalaja
Arnold kariqi
Akil Kraja
Besim Kuka
Pranvera kurpalaj
Ilir Meta
Grigels Muçollari
Myslym Murrizi
Jonathan Pano
Artur Roshi
Sali Shehu
Lili Sula
Jorida Tabaku
Ilda Zhulali
Xhulia Xheka
Ora 20:35
Gara e 11 majit/ Partia Demokratike zyrtarizon listën e mbyllur me 46 EMRA të kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën e mbyllur për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Pas një mbledhje maratonë në selinë blu, kryesia e PD-së dhe Këshilli Kombëtar, kanë votuar listën e mbyllur me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të kenë një vend të sigurt në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Lista e mbyllur e PD për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në 12 qarqet:
Tiranë
-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Këlliçi
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi
Fier
-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi
Durrës
-Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara
Korçë
-Ivi Kaso
-Ledina Aliolli
-Bledjon Nallbati
Berat
-Eno Bozdo
-Zija Ismailaj
Elbasan
-Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi
Lezhë
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjirokastër
Tritan Shehu
Dibër
Xhelal Mziu
Denisa Vata
Shkodër
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Lika
Kliti Hoti
Kukës
Flamur Hoxha
Vlorë
Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule
Ora 19:23
Zbulohet kandidati për deputet në listën e mbyllur të PD në Qarkun Kukës

1741803898_Partiademokratikeeere.jpg

Partia Demokratike ka zgjedhur kandidatin për deputet që do të jetë në listën e mbyllur për Qarkun Kukës, për zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për Flamur Hoxhën, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku. 

Ora 19:18
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule

Moment nga mbledhja e Kryesisë së PD për listat

Zbardhen edhe emrat e listës së mbyllur të Partisë Demokratike për 3 qarqe të tjera të vendit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dy emra në listën e sigurt për Dibrës, ku do jenë Xhelal Mziu dhe Denis Vata, kurse në Vlorë bie në sy emri i Bujar Leskajt, Atird Hoxhës, Ina Zhupës dhe aleatit të selisë blu, kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule. Kurse për qarkun e Gjirokastrës mësohet vetëm emri i Tritan Shehut në listën e mbyllur.

Dibër
-Xhelal Mziu
-Denisi Vata
Vlorë
-Bujar Leskaj
-Atird Hoxha
-Ina Zhupa
-Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ
Gjirokastra
-Tritan Shehu
Ora 18:35
Lista e mbyllur e PD-së për Shkodrën/ Report Tv zbardh 4 emrat

1741801232_PDshkoder.jpg

Partia Demokratike ka bërë zyrtarë emrat për listën e mbyllur të qarkut të Shkodrës. Sipas Partisë Demokratike në listën e sigurt janë katër emra të kryesuar nga drejtuesi politik i qarkut Luçiano Boçi, midis tyre është në listë dhe Greta Bardeli që përfaqësohet sipas rregullit të barazisë gjinore.

Shkodra
Luciano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti
Ora 18:33
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të PD në qarqet Lezhë e Berat

1741800959_10000PDselia4.jpg

Report Tv ka zbuluar kandidatët për deputëtë të renditur në listën e mbyllur të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet e 11 majit, në qarqet Lezhë e Berat.

Lezhë
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Berat
Zija ismaili
Eno Bozdo
Ora 18:05
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të PD-së për Qarkun Korçë, Berisha rendit të tretin më të votuarin e primareve

1741799419_Nallbati1.jpg

Report Tv ka mësuar emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të koalicionit opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për Qarkun Korçë. 

Kandidaturat për Korçën janë
Ivi Kaso
Ledina Aliolli
Bledjon Nallbati
Ora 17:49
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Qarkun Elbasan/ Pas deputetit Alizoti, Haxhinasto i Partisë së Lirisë! Ikën Sula

1741798433_haxhinasto1.jpg

Report Tv zbardh emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Elbasanit  Deputeti Dash Sula është lënë jashtë, ndërkohë një vend në Elbasan e merr Edmond Haxhinasto i PL. 

EMRAT PËR LISTËN E MBYLLUR TË ELBASANIT 
Tomorr Alizoti 
Edmond Haxhinasto 
Klodiana Çapja 
Blend Himçi 
Aurel Bylykbashi
Ora 17:40
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Tiranën/ Kryeson Berisha, 4 vende aleatëve! Tabaku e Çupi në listë të hapur

1741797505_joridatabakudhuratacupi.jpg

Report Tv zbardh emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Tiranës. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi në listë të hapur në Tiranë. Kryeson Berisha në listën e mbyllur, 4 vende aleatëve.

Qarku Tirane
Sali Berisha
Belind Këlliçi
Albana Vokshi
Flamur Noka
Fatmir Mediu
Jozefina Topalli
Edi Paloka
Tedi Blushi
Klevis Balliu
Besart Xhaferri
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Ora 17:37
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021

Report Tv zbardh emrat e mundshëm për emrat e kandidatëve të PD në qarkun e Durrësit e Fierit. Anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj, pakënaqësi ndaj Berishës duke thënë se listat po bëhen më keq se në 2013 dhe 2021.

Qarku Durrës
Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Artan Luku ( kandidat i Dukës)
Manjola Luku
Igli Cara
Qarku Fier
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Eduart Sharka
Brunilda Haxhia e PL
Saimir Korreshi
Ora 17:07
Orë vendimtare, Kryesia e PD mblidhet për listat! Berisha: Gjiknuri kërcënoi Ramën me fotot e McGonigal që ta fuste në lista

1741795875_saliberisha.jpg

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për të miratuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, në një fjalim të hapur për mediat Berisha shigjetoi PS, duke thënë se po përcaktojnë kandidatura në bashkëpunim me klanet e krimit. Ndërkohë, për Damian Gjiknurin tha se kërcënoi Ramën që ta fusë në lista duke i çuar nëj zarf me foto të McGonigal.

"Mblidhemi sot në vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari, në miratimin nga kjo kryesi të kandidaturave që PD e Shqipërisë do paraqesë para elektoratit shqiptar së bashku me koalicionin për Shqipërinë Madhështore. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.

Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.

Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar. Ky koalicion, pa PD përfaqësojnë 1/3 e elektoratit shqiptar. Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD, një avantazh që ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare që në fakt është në kaos të vërtetë. Ekipi Rama ‘Lubi-Balluku’ po përcakton kandidatura tërësish në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri. Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë politikë të botës së krimit, apo kushëri e kushërira, etj etj. Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama do dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigal dhe Gjiknuri i rikthye në lista. Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër.

Ne paraqitemi me listën me dinjitoze, me luftëtarë të vendosur, të kauzave të drejta të kësaj partie të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur populli shqiptar. Paraqitet me specialistë të shquar me përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme dhe ndonjëherë nuk ka patur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe jam i bindur se impakti i tyre te shqiptarët do jetë i një faktori që çon peshë zemrat e tyre", tha Berisha. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sami: 12/03/2025 20:45

    Zhelefina në listë në Tirana para Tabakut turp!

    Përgjigju
  • Aranit Maxhupi: 12/03/2025 20:05

    Po kete Dule grekun ka ma gjete qe e solle ne Vlore o Doktor 100 her me mir Dashi Avas

    Përgjigju
  • gori: 12/03/2025 18:56

    O shpellarë a shkohet mbrapa një maloku non grata.....SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER...

    Përgjigju
  • Leonard: 12/03/2025 18:33

    Tabaku dhe çupi deri vone flirtonin me lul bashen she alibeun, si mund te pretendojne me qen ne liste ye mbyllur te berishes. Ka demokrate si adriana kalaje etj qe e meritojne shum me shum se te lartpwrmendurat

    Përgjigju
  • genti: 12/03/2025 17:55

    o berish o debil me ket list do fitosh ti o koqe kanari list e 97

    Përgjigju
  • lypesi i unazes: 12/03/2025 17:27

    AMAN O BERISHA,,,ME FUT EDHE MUA NE KOALICION,,SE DO TE SJELL SHUME VOTA.....

    Përgjigju
  • Ermal: 12/03/2025 17:18

    O shifts! Rama nuk është kriminel siç je ti!Rama nuk e rruan fard as për Damjana as Saljsna mo shifts intrigant I ndyrë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?