TIRANË- Në Kryesinë e Partisë Demokratike u diskutuan listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka arritur që të zbardhë emrat në 12 prej qarqeve për listën e mbyllur.
Në Qarkun e Tiranës listën e mbyllur e kryeson kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa vendet e tjera janë të mbushura me besnikët e Sali Berishës, si Belind Këlliçi që futet automatikisht në listën e mbyllur si drejtues i qarkut të Tiranës. Në listën e mbyllur e Tiranës janë besnikët e Berishës si Albana Vokshi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Edi Paloka, Klevis Balliu e Besart Xhaferri.
4 vende në listën e Tiranës i janë lënë aleatëve Tedi Blushi, Erisa Xhixho nga PL, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda nga PDIU. Në listën e hapur të Tiranës ngelin jashtë edhe emra ndër më të votuarit në primare, si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti apo edhe deputetja Dhurata Çupi.
4 vendet e tjera i janë lënë aleatëve në listë të mbyllur, Vangjel Dule në Vlorë, Brunilda Haxhia e PL në Fier, Edmond Xhainasto në Elbasan, Artan Luku i PAA në Durrës. Ilir Meta do të kandidojë në listë të hapur, ndërsa Dashamir Xhika në Elbasan dhe Lefter Maliqi në Berat në listë të hapur. Shpëtim Idrizi po ashtu do të kandidojë në listë të hapur, pasi vendin në listën e mbyllur ia ka lënë deputetes Mesila Doda.
Berisha është bërë bashkë me 25 parti në koalicionin "PD-Aleanca Madhështore", duke bërë bashkë grekë e çamë dhe një seri me parti të panjohura, ndërsa Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovsi u largua sot nga koalicioni.
Ndiqni më poshtë emrat e PD në listat e mbyllura sipas qarqeve
Lajm ne perditesim...
Partia Demokratike ka zgjedhur kandidatin për deputet që do të jetë në listën e mbyllur për Qarkun Kukës, për zgjedhjet e 11 majit.
Bëhet fjalë për Flamur Hoxhën, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku.
Moment nga mbledhja e Kryesisë së PD për listat
Zbardhen edhe emrat e listës së mbyllur të Partisë Demokratike për 3 qarqe të tjera të vendit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Dy emra në listën e sigurt për Dibrës, ku do jenë Xhelal Mziu dhe Denis Vata, kurse në Vlorë bie në sy emri i Bujar Leskajt, Atird Hoxhës, Ina Zhupës dhe aleatit të selisë blu, kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule. Kurse për qarkun e Gjirokastrës mësohet vetëm emri i Tritan Shehut në listën e mbyllur.
Partia Demokratike ka bërë zyrtarë emrat për listën e mbyllur të qarkut të Shkodrës. Sipas Partisë Demokratike në listën e sigurt janë katër emra të kryesuar nga drejtuesi politik i qarkut Luçiano Boçi, midis tyre është në listë dhe Greta Bardeli që përfaqësohet sipas rregullit të barazisë gjinore.
Report Tv ka zbuluar kandidatët për deputëtë të renditur në listën e mbyllur të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet e 11 majit, në qarqet Lezhë e Berat.
Report Tv ka mësuar emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të koalicionit opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për Qarkun Korçë.
Report Tv zbardh emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Elbasanit Deputeti Dash Sula është lënë jashtë, ndërkohë një vend në Elbasan e merr Edmond Haxhinasto i PL.
Report Tv zbardh emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Tiranës. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi në listë të hapur në Tiranë. Kryeson Berisha në listën e mbyllur, 4 vende aleatëve.
Report Tv zbardh emrat e mundshëm për emrat e kandidatëve të PD në qarkun e Durrësit e Fierit. Anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj, pakënaqësi ndaj Berishës duke thënë se listat po bëhen më keq se në 2013 dhe 2021.
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për të miratuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, në një fjalim të hapur për mediat Berisha shigjetoi PS, duke thënë se po përcaktojnë kandidatura në bashkëpunim me klanet e krimit. Ndërkohë, për Damian Gjiknurin tha se kërcënoi Ramën që ta fusë në lista duke i çuar nëj zarf me foto të McGonigal.
"Mblidhemi sot në vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari, në miratimin nga kjo kryesi të kandidaturave që PD e Shqipërisë do paraqesë para elektoratit shqiptar së bashku me koalicionin për Shqipërinë Madhështore. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.
Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.
Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar. Ky koalicion, pa PD përfaqësojnë 1/3 e elektoratit shqiptar. Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD, një avantazh që ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare që në fakt është në kaos të vërtetë. Ekipi Rama ‘Lubi-Balluku’ po përcakton kandidatura tërësish në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri. Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë politikë të botës së krimit, apo kushëri e kushërira, etj etj. Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama do dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigal dhe Gjiknuri i rikthye në lista. Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër.
Ne paraqitemi me listën me dinjitoze, me luftëtarë të vendosur, të kauzave të drejta të kësaj partie të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur populli shqiptar. Paraqitet me specialistë të shquar me përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme dhe ndonjëherë nuk ka patur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe jam i bindur se impakti i tyre te shqiptarët do jetë i një faktori që çon peshë zemrat e tyre", tha Berisha.
Komente

Po kete Dule grekun ka ma gjete qe e solle ne Vlore o Doktor 100 her me mir Dashi Avas
PërgjigjuO shpellarë a shkohet mbrapa një maloku non grata.....SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER...
PërgjigjuTabaku dhe çupi deri vone flirtonin me lul bashen she alibeun, si mund te pretendojne me qen ne liste ye mbyllur te berishes. Ka demokrate si adriana kalaje etj qe e meritojne shum me shum se te lartpwrmendurat
Përgjigjuo berish o debil me ket list do fitosh ti o koqe kanari list e 97
PërgjigjuAMAN O BERISHA,,,ME FUT EDHE MUA NE KOALICION,,SE DO TE SJELL SHUME VOTA.....
PërgjigjuO shifts! Rama nuk është kriminel siç je ti!Rama nuk e rruan fard as për Damjana as Saljsna mo shifts intrigant I ndyrë
Përgjigju