Dashnor Sula

Sula: Komuniteti i biznesit të kërkojë nga qeveria që të marrë masa si vendet e rajonit! Deri tani, paketa fiskale parashikon vetëm rritje të gjobave

14 Tetor 2022, 18:28| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 18:46

  • Share

Deputeti i PD, Dashnor Sula i ka bërë thirrje bizneseve që të kërkojnë nga qeveria që të merren masa lehtësuese për vitin 2023 ashtu si vendet e tjera të rajonit. Sula thotë se opozita do t’i mbështesë që kriza të mos paralizojë ekonominë e vendit.

Deputeti demokrat shkruan se bizneset janë të braktisur nga qeveria dhe po përballen me krizën globale ndërsa janë ulur kapacitetet e funksionimit pasi përballet me mungesë punëtorësh.

"Sipas Bankës së Shqipërisë bizneset vendase kanë ulur kapacitetet e funksionimit për shkak të inflacionit. Ky tregues shfaqi rënie për të gjitha degët kryesore të ekonomisë, me përjashtim të ndërtimit i cili siç është konstatuar edhe nga agjencitë ndërkombëtare po shërben si lavatriçe e parave të drogës e korrupsionit qeveritar.

Sipas Bankës së Shqipërisë norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e tregtisë shënoi nivelin 72.9%, në rënie me 3.3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e shërbimeve ra gjithashtu në 78.6%, 2.9 pikë përqindje më pak krahasuar me tremujorin e dytë.

Komuniteti i biznesit duhet të bashkohet dhe të kërkojnë nga qeveria jonë edhe për aq kohë sa do jetë që të marrë së paku të njëjtat masa si vendet e rajonit. Ne si opozitë do të jemi gjithmonë në anën e tyre në mënyrë që kjo krizë që vjen edhe për shkaqe të jashtme të mos paralizojë ekonominë e vendit pasi pasojat do jenë apokaliptike për vendin”, shkruan Sula.

Sula përmend masat që janë marrë nga Maqedonia e Veriut, ku thotë se janë ulur taksat për të mbajtur një lloj ekuilibri të çmimeve. Sipas tij, po largohet shtresa punëtore, ndaj po ulet edhe konsumi.  Gjithashtu thotë se akoma më e rëndë është fakti se mund të tkurren aktivitetet dhe të shkaktojnë shkurtime punonjësish.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?