Dashnor Sula

Sula: Qeveria duhet të heq dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta! Ndryshe do izolohemi si 33 vite më parë

10 Dhjetor 2022, 15:04| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 15:16

  • Share

Opozita insiston se amnistia fiskale lidhet me paratë e pista. Deputeti Dashnor Sula ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale duke thënë se Shqipërisë nuk i duhen paratë e pista. Teksa përmend FMN, Sula thotë se nisma e qeverisë nuk duhet të realizohet.

Deputeti demokrat thotë se shqiptarët po largohen nga vendi ndërsa qeveria nuk bën asnjë veprim për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Po ashtu ngre pikëpyetjen se si blihen apartamentet kur një familje i duhen 24 vite për të blerë një apartament.

Sula hedh akuza ndaj qeverisë se përmes pasaportave të arta, qeveria do të fusë të gjithë lekët e korrupsionit të pushtetarëve, paratë e trafikantëve vendas dhe të huajve. Ai bën thirrje që të heqin dorë pasi në të kundërt sipas Sulës, do izolohemi si 33 vite më parë.

“Shqipërisë së mbetur vetëm me grupmoshën mbi 45 vjeç nuk i duhen paratë e pista. Pra, amnistia fiskale në Shqipëri është e papranueshme në këtë moment dhe situatë ku jemi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e thënë qartë që nisma e qeverisë nuk duhet të realizohet. Në një kohë kur institucionet tona kanë besueshmëri të ulët dhe korrupsioni në Shqipëri vlerësohet shumë problematik nga të gjitha raportet, nuk mund të pranohet një gjë e tillë. Jemi të vetmit në Rajon që jemi në listën gri të pastrimit të parave nga veprimtaritë kriminale.

FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020. FMN theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme

Në fakt me gropat e pallateve që hapen çdo ditë në një kohë kur afro 1 milion shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë vullnetin e qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Në një kohë kur përllogaritet se një familje e re duhet të punojë 24 vite më shumë për të blerë një shtëpi, atëherë kush i blenë hapësirat e kullave që ndërtohen çdo ditë?

-Kush do i blejë 13 mijë apartamentet në Durrës?

Besoj që është e qartë për të gjithë që janë lekët e korrupsionit të pushtetarëve, paratë e trafikantëve vendas dhe të huajve që qeveria do ti fus me pasaportat e arta. Ndaj qeveria duhet të heq dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Ndryshe do izolohemi si 33 vite më parë”, shkroi Sula.

Në një vendim të marrë në 29 korrik të këtij viti, qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për dhënien e shtetësisë shqiptare ndaj shtetasve të huaj të cilët duan të investojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave i hapi rrugën kontraktimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë. Marrëveshja e njohur ndryshe si ‘pasaportat e arta’ ka ngjallur reagime të shumta edhe nga Komisioni Europian. Institucioni ekzekutiv i Bashkimit Europian ka paralajmëruar Shqipërinë për rrezikun që këto pasaporta të arta sjellin për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Në reagimin e bërë është kërkuar që vendi ynë të heqë dorë nga kjo iniciativë pasi bie ndesh me legjislacionin e BE-së dhe pengon anëtarësimin e Shqipërisë drejt unionit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 10/12/2022 15:27

    Qeveria duhet te bej me te miren per popullin e vet se duke degjuar Europen dhe Ameriken po zhytemi ne nje varferi ekstreme ato shtete qe nuk na lejojne ne kete gje e kane ber shume kohe me pare ne shtepine e tyre keshtu qe nese do na detyrojne qe te bejme cte duan te huajt me mire vetem dhe jo te na shkelin me kembe se nuk quhet demokraci por diktature

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?