Politikë

Sulaj me banorët në Zall Bastar: Së shpejti nis puna në rrugën e fshatit Vilëz, zhvillojmë akoma më shumë zonat rurale

19 Shtator, 09:26| Përditesimi: 19 Shtator, 11:03

  • Share

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Njësisë Administrative Zall Bastar dhe fshatrave përreth, ku diskutuan mbi mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të gjithë zonës, duke vënë theksin në investimet në infrastrukturë, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve.

Sulaj informoi banorët se rruga e fshatit Vilëz, e kërkuar prej tyre, ka kaluar të gjitha procedurat dhe së shpejti do të nisin punimet.

“Zona ka të gjithë potencialin edhe të gjithë mundësinë për t’u zhvilluar si nga ana turistike, por edhe nga pjesët e tjera të bujqësisë edhe të të gjithë gjërave që ju duhen juve si zonë. Ne i kemi kaluar të gjitha proceset dhe e kemi futur rrugën që të bëhet gati për t’u prokuruar. Nuk do më shumë se sa një muaj dhe ja ku jemi këtu bashkë, më pak se një muaj do fillojmë  inagurimin e punimeve, do të jemi të gjithë bashkë aty për inaugurimin e punimeve të asaj rruge. Ka qenë një kërkesë e juaja dhe unë sot ja ku jam këtu”, tha Sulaj.

Rruga e re, siç theksoi ai do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të ndihmojë jo vetëm banorët, por edhe fermerët që të dërgojnë produktet e tyre në tregjet e Tiranës shumë më lehtë.

“Ishte një rrugë shumë e nevojshme për komunitetin, unë e kam bërë dhe vetë para disa kohësh këtë rrugë dhe në fakt kush e di se sa makina mund të jenë prishur banorëve të zonës për të shkuar në shtëpi ditë për ditë apo të tjera e të tjera gjëra. Dhe këtë gjë që ne ju a kemi premtuar dhe këtë gjë që ju e doni për një muaj do ta inaugurojmë të gjithë bashkë fillimin e punimeve, por mbi të gjitha dua të them që zona juaj ka të gjithë potencialin turistik”, deklaroi më tej ai.

Sulaj inspektoi edhe punimet në rrugën që lidh Zall Bastarin me Bovillën dhe fshatrat përreth, një aks që ka mundësuar rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë këtë destinacion.

“Po shikonim rrugën që të lidh për të shkuar në Bovillë sepse aty shkojnë turistë, shkojnë shumë njerëz. Më përpara ishte shumë e vështirë të shkonim, tani asfalti është deri në fund edhe turistët shkojnë nëpërmet një rruge të re që bëhet nëpërmjet edhe Unazës se për të gjithë ata fermerë të zonës edhe për të gjithë të tjerët mund t’i çojnë produktet e tyre shumë herë më lehtë. Vëmendja e Bashkisë Tiranë dhe e imja si kryetar është maksimale për zonat rurale që të kenë zhvillim, sepse potenciali është i jashtëzakonshëm”, theksoi nënkryetari.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?