Sulçebe në Report Tv: Vaksina anti-COVID të mbron për disa vite, në raste të rralla ka efekt për 6-8 muaj! Pas injeksionit të parë imuniteti fitohet pas 4 javësh

7 Dhjetor 2020, 21:58| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 23:08

  • Share

Vaksina është e vetmja shpresë që do të fikë njëherë e përgjithmonë koronavirusin po cila është ajo e duhura dhe që ka efektin më të mirë? Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme. Në një intervistë në "5 pyetje nga Babaramo", Sulçebe u shpreh se sa më shpejt të bëhet vaksina aq më parë do i themi pandemisë lamtumirë. Sulçebe tha se njerëzit nuk kanë pse të kenë frikë nga vaksina pasi ajo nuk shkakton dëme në organizëm, pasi ajo jep reagimin imunitar që duhet ndaj COVID-19 dhe më pas largohet nga trupi duke u degraduar. Edhe ato efekte anësore si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë të përkohshme pa dëme në organizëm.

Sulcebe tha se  efikasiteti i vaksinës anti-covid është tepër i lartë 95%, më shumë se vaksina e gripit që është 50-60 %, ndërsa shtoi që personi që bën injeksionin e parë i duhet 3-4 javë që të fitojë imunitetin ndaj COVID, ndërsa  ë injeksionin e dytë bëhet nxitja më e madhe e këtij imuniteti duke luftuar edhe më fort virusin.

"Vaksina do të bëjë fikjen e pandemisë, sa më shpejt aq më mirë. Vaksinat janë disa dhe implementimi i tyre është një faktor i rëndësishëm tani. Mendoj se te gjitha vaksinat janë të besueshme dhe kushdo që do të vije në Shqipëri të vij sa më shpejt, pasi të gjitha kanë një efekt të mirë dhe janë të besueshme. Nuk kemi pse të kemi frikë nga vaksina, pasi ajo futet në organizëm, nxit imunitetin dhe më pas degradon ikën, nuk ka asnjë pasojë në organizëm, nuk kanë efekte të dëmshme. Në injeksionin e dytë që duhet 3-4 javë diferencë ka disa efekte anësore si lodhje, këputje, temperaturë, por të përkohshme. Efekti shkon në 95 % e vaksinës anti-COVID, që është shumë i lartë, më e lartë se ajo e gripit që e ka  40-60 %. Imuniteti i vaksinës fitohet pas një muaji. Studimet më të thelluara  kanë treguar se kush do bëjë vaksinë dhe kush e ka kaluar infeksionin do të jetë i mbrojtur për disa vite, ndërsa raste të rralla janë ata që kanë antitrupa vetëm për 6-8 muaj.", tha Sulçebe.

VIDEO/Intervista e plotë në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo'

Ndërsa nisjen e testeve të shpejta sot në vendin tonë, Sulçebe e cilësoi një lajm shumë të mirë, pasi testimi për momentin është mjeti kryesor për të luftuar pandeminë. Akademiku dhe profesori Sulçebe tha se sa më shpejt të identifikohet personi si pozitiv, aq më shpejt bëhet izolimi i tij dhe padyshim që kjo do të sjellë ulje të rasteve.

"Testet e shpejta janë një lajm sh i mirë pasi testimi është mjeti kryesor për të luftuar këtë pandemi, pasi identifikimi i tyre i çon ne izolim më të shpejtë dhe padyshim do të sjell rënie të rasteve. Testet e shpejta kanë një efikasitet të lartë dhe kanë vetëm një marzhë gabimi të vogël tek asimptomatikët. Unë do të isha që testet e shpejta të përfshihen në të gjitha hallkat dhe ato të bëheshin nga personat dhe në farmaci pasi sa më shpejt ta zbulojnë se janë infektuar aq më shpjet do e bëjnë izolimin dhe do ruajnë të tjetër. Përdorimi i gjerë i testeve të shpejta është padyshim i vlefshëm", u shpreh Sulçebe.

Në lidhje me imunizimin e tufës, Sulçebe tha se jemi ende larg, madje edhe në Tiranë, që është zona më e infektuar, ku 1 në 3 persona rezultojnë pozitiv.

"Imunizimi i tufës është kur një popullatë e caktuar është infektuar 50-70 %, ne jemi ende larg imunitetet të tufës, qofte edhe në Tiranë ku jemi në 30-35 % të situatës,  jemi në gjysmë të rrugës të imunizimit të tufës", u shpreh ai.     

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sulo: 08/12/2020 01:55

    Ka ardh koha qe; o ke besim tek Zoti o je i marum si fizikisht ashtu dhe shpirterisht. Sulçebi do ishte i madh sikur te thoshte pse popujt si USA dhe Europian jan kunder vaksines,ça jan injorant kto popuj qe jane qindra vjet para Shqiperis mikroskopike? Rroft Zoti,rroft liria e vertet,posht diktatura me gjarprinjt e saj

    Përgjigju
    • Raku: 08/12/2020 11:53

      Harove te thuash rroft alfred cako o palle

  • BENI: 07/12/2020 23:48

    AMAN, o doktor sulcebe na i sillni ato vaksina sa me pare se po vdesin kot mileti....

    Përgjigju
  • GANIDARDANIA: 07/12/2020 22:32

    Me pelqen ky doktor. Ai sillet dhe flet si një shkencëtar që i është përkushtuar punës dhe njerëzve të tij. Të tjerët janë si "hajdutë kuajsh" në filma kaubojsh. Ata nuk i japin besim njerëzve. Më vjen keq por ky është realiteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?