Sulejman Demollari në marrjen e titullit "Mjeshter i madh" nga Presidenti Meta

Kronikë

Sulejman Demollari merr titullin “Mjeshtër i Madh”, Meta: “Të gjithë e mbajnë mend lojën e tij virtuoze!”

11 Maj 2018, 12:02| Përditesimi: 11 Maj 2018, 15:37

  • Share

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ditën e sotme titullin "Mjeshtër i madh" personalitetit të shquar të sportit e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

“Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj.” – thuhet në motivacionin e Kreut të Shtetit.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë kanë qenë të pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit

Presidenti i Republikës e ka vlerësuar karrierën sportive të Demollarit maksimalisht e të jashtëzakonshme. “Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë” – është shprehur Meta.

Sipas Presidentit Meta, Demollari mbetet lojtari model më i spikatur i ekipit të Dinamos dhe përfaqësues i denjë i futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Sipas Metës, figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t'u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë.


Sulejman Demollari duke luajtur për Kombëtaren Shqiptare

“Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë.

Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave.” – është shprehur Presidenti Ilir Meta.

Ndërsa legjenda e Dinamos dhe ekipit kombëtar, Sulejman Demollari ka falënderuar Presidentin Meta si vlerësues të përheshëm të sportistëve dhe kontributeve të tyre ndër vite. Ai ua ka dedikuar titullin “Mjshtër i madh” futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plasja.: 11/05/2018 21:01

    KUR e dekoron META AI ESHTE MJESHTRI ME I VOGEL NE SHQIPIRI.HAJDUTI DEKORON TE NDERSHMIT .NUK BEN SENS .GRRISE ATE COPE LECKE DHE MERR VETEM ATO LEKET NGA FONDI TAHIRAMETA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?