Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli

Suli padit Mziun: Dha leje ndërtimi në shtratin e lumit! As s'më ka shkuar ndërmend ndryshimi i stafit

15 Gusht 2019, 17:33| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 18:05

  • Share

KAMËZ-Kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu. Shkak për këtë, njofton Suli, janë bërë lejet e ndërtimit pa kriter, madje në zona që janë përcaktuar si park Kombëtar, por edhe në shtratin e lumit që ishte përcaktuar për t'u lidhur me liqenin e Tiranës.

“Kamza tani ka një mori problemesh, por do ti rendisim sipas problematikave dhe nga ato më emergjentet. Ish-kryebashkiaku ka dhënë një leje ndërtimi me datë 29.07.2019. Në bazë të një vendimi të nxjerrë në vitin 2013, e gjithë kjo pjesë është planifikuar për Park Kombëtar. Është menduar që kjo zonë të ishte një Park Kombëtar. Dhe mendohet se edhe bulevardi kryesor i Tiranës do të vijë këtu ku jemi. Është dhënë kjo leje ndërtimi, brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. Ky është një vendim kriminal i miratuar me datë 29.07. 2019. Qytetarëve nuk u bëhet legalizimi dhe nga ana tjetër këto japim leje. Madje kjo është një pjesë me ujë. Jemi duke dhënë leje ndërtimi në shtratin e liqenit. Brenda muajit është marrë leja e ndërtimit. Këtu mendohet do të bëhet një park për të gjithë qytetarët e Kamzës. Do të ngrihet padi për këtë çështje dhe për të gjithë personat përgjegjës", tha Suli.

Sa i përket ndryshimit të administratës, Suli tha se kjo gjë as nuk i ka vajtur në mendje.

Nuk më ka vajtur mendja për largim. Nga stafi im do të jenë njerëz profesionistë. Kjo nuk ka për të ndodhur, çdo person që ka qenë i përgjegjëshëm dhe ka arsimin përkatës do të vijojë rrugëtimin me Rakip Sulin", deklaroi ai.

Rakip Suli mori detyrën rreth një javë më parë. Kjo Bashki drejtohet pas 12 vitesh nga socialistët, pasi në krye të saj ka qëndruar Xhelal Mziu.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 16/08/2019 12:59

    Xjilali asht perendi ja kalon pak magjarit por ani ndasht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?