Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan

Sullivan: SHBA është kundër luftimeve në spitalet e Gazës

12 Nëntor 2023, 17:55| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 17:57

  • Share

Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve brenda spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë jetët e civilëve. Uashingtoni i ka shprehur Izraelit qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, tha të dielën për kanalin televiziv CBS News këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin luftime në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, janë bllokuar në mes të zjarrit dhe ne kemi zhvilluar konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për këtë”, tha zoti Sullivan në programin televiziv “Face the Nation” të kanalit CBS.

Ushtria izraelite tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, por zyrtarët palestinezë thanë se njerëzit ishin ende të bllokuar brenda tij, me dy të porsalindur të vdekur dhe dhjetëra të rrezikuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike mes luftimeve intensive aty pranë.

Al-Shifa dhe spitalet e tjera në Gazën veriore, objektiva të luftës një mujore të Izraelit për të eliminuar Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët, mezi janë në gjendje të kujdesen për pacientët. Çdo ditë ka njoftime për të plagosur nga bombardimet izraelite.

Zoti Sullivan tha se sipas të dhënave “Hamasi po i përdor spitalet dhe shumë objekte të tjera civile si qendra komande, për magazinimin e armëve dhe strehimin e luftëtarëve të tij. Kjo është shkelje e ligjeve të luftës”.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Gaza./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?