Besimtarët bektashinj kremtuan "Sulltan Novruzin" i cili përkon përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Berat, Fier dhe Elbasan. Ceremonia e pritjes në Berat u organizua nga Sheh Ali Xhemil Hoxha i cili tha se kanë festuar 22 Marsin fshehurazi edhe në diktaturë.
Besimtarët festuan Ditën e Sulltan Nevruzit edhe në teqen e Elbasanit.
“Është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë”, thotë njëri prej tyre.
Me qindra besimtare u drejtuan prej orëve të para të mëngjesit në pelegrinazhin e shenjtë drejt Teqes së Baba Selimit ne Hambar te Cakranit. Shumë prej tyre mbeten të bllokuar nga fluksi i automjeteve. 3 km rruge që të çon në vendin e shenjtë nuk është asfaltuar, edhe pse prej vitesh ky vend i shenjtë vizitohet nga besimtarë të shumtë.
Lajmi kryesor:
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi: Përmes paqes arrihet çdo gjë! Rama: Uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja
K.T.//ReportTv.al