Mbrojtësi i Turqisë Mehdi Demiral

'Sulltani' Demiral me 'dopietë' si mbrojtës, vendos rekord në kampionatin Evropian

3 Korrik, 11:20| Përditesimi: 3 Korrik, 11:23

  • Share

Turqia ka befasuar Austrinë, duke e eliminuar në 1/8 e Evropianit dhe është bërë përfaqësuesja e fundit që siguron një biletë në çerekfinale. Në Leipzig ekipi i drejtuar nga Montella fitoi me rezultatin 2-1, ndërsa zhbllokoi shifrat që në minutën e parë me Demiral, duke vendosur rekord për shpejtësinë në ndeshjet me eliminim direkt.

Nga ky moment Austria u përpoqë gjatë që të barazonte, por në asnjë moment nuk e gjeti rrugën e rrrjetës. Në minutën e 59 Demiral shtangu sërish austriakët, duke shënuar një gol të rëndë për kualifikimin.

Megjithatë nuk kaloi shumë dhe përfaqësuesja e drejtuar nga Rangnick shkurtoi diferencat me Gregoritsh, duke rihapur edhe një herë llogaritë për kualifikimin. Deri në limitet e shtesës Austria tentoi të barazonte, madje në një rast portieri i Turqisë bëri mrekullinë, ndërsa në fund ishin turqit që prenë biletën mes 8 më të mirëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?