STAMBOLL - Mediet turke bëjnë me dije se Ernest Muçi mund të largohet këtë verë nga Besiktasi për t'iu bashkuar në huazim Rubin Kazanit. Sulmuesi i Kombëtares nuk po gjen hapësira në repartin ofensiv të bardhezinjve nga Stambolli, kjo edhe për faktin se sulmi është mbipopulluar me emra të njohur.
"SporX" në Turqi shkruan se në orët e fundit Besiktasi ka marrë një ofertë nga Rubin Kazan, klubi rus ku luan edhe Mirlind Daku. Sipas asaj që raportohet, Rubin Kazan ka ofruar një huazim në bazë të një çmimi, ndërsa vetë Muçi do përfitonte një pagë prej 74 mijë eurosh në muaj.
Muçi luajti disa minuta në javët e para në elitën turke, por një dëmtim e la jashtë ekipit dhe Kombëtares. Nëse ai bindet, sulmi i ekipit rus do përbëhej nga ai dhe Daku.
Megjithatë, fillimisht 24-vjeçari kishte vendosur mos lëvizte këtë verë nga Stambolli, pasi pret të bëhet baba i dy binjakëve, por nëse sheh se nuk gjen hapësira, një fluturim për në Kazan nuk përjashtohet në huazim.
Rubin want to loan Besiktas midfielder Ernest Muci
— RPL Sky (@RPLNews_eng) September 3, 2025
Kazan side offer him ₽7m/month (€74k)
Turkish club has an overabundance of players
Chances of concluding a deal are high, as Rubin have long established contacts on Balkan market & already negotiate with the club
(@offsider_) pic.twitter.com/o1wTWnDkK8
Komente
