Imad Abu Tima

Sulm ajror në Gaza, ndërron jetë futbollisti palestinez dhe nëntë familjarë

16 Tetor, 16:01| Përditesimi: 16 Tetor, 16:02

  • Share

Mesfushori palestinez, Imad Abu Tima, 21 vjeç, u vra dje (e martë) në një sulm ajror izraelit në Khan Younis, Rripi i Gazës, së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij.

'Middle East Eye' e raporton këtë në faqen e internetit, duke specifikuar se Abu Tima ka luajtur për klubin Ittihad Khan Younis dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Palestinës U-20 në vitin 2021.

Abu Tima është një nga mbi 400 atletët palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave nga Komiteti Olimpik Kombëtar Palestinez, shton i njëjti burim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?