Bota

Sulme izraelite në një spital në Gaza, 20 të vrarë, 5 prej tyre gazetarë! Netanyahu: Incident tragjik (VIDEO)

25 Gusht, 10:38| Përditesimi: 25 Gusht, 20:48

  • Share

Ushtria izraelite në Gaza vret 5 gazetarë ndërkombëtarë në sulmin ajror ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis mëngjesin e kësaj të hëne.

Siç raporton Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamas, numri i viktimave nga ky sulm arrin në 20, përfshirë gazetarë, staf mjekësor, pacientë dhe personel të mbrojtjes civile.

Shënjestra e sulmeve të ushtrisë izraelite ishte kati i katërt i spitalit Nasser në rripin jugor të Gazës.

Sipas agjencisë Reuters njëri prej gazetarëve të vrarë ishte punonjës i saj, kameramani Husam al-Masri i cili u godit teksa ishte duke filmuar sulmin në spital të ushtrisë izraelite.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza i identifikuan 4 gazetarët e tjerë Mohammed Salameh dhe Ahmed Abu Aziz që punonin për Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, një gazetare e Associated Press, dhe fotografi Muath Abu Taha, i punësuar nga rrjeti NBC. Por televizioni amerikan ka mohuar që gazetari i vrarë të jetë pjesë e stafit të tij.

“Të shokuar nga vdekja e  gazetares tonë Mariam”, shprehet Agjencia e lajmeve Assosiated Press, e cila në një deklaratë thotë se ajo mbulonte me informacione çdo ditë nga spitali dhe puna e saj e fundit përfshinte histori prekëse  të fëmijëve të uritur e kequshqyer në Gaza.

Më shumë se 240 gazetarë palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.

Sikurse edhe më parë Izraeli ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht gazetarët, ndërsa raporton se  la njoftuar nisjen e një hetimi të menjëhershëm pas sulmit në spitalin Nasser në Gaza. 

Për vrasjen e 5 punonjësve të medias ndërkombëtare ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Mesdheut, e cila dënon  krimet kundër njerëzimit dhe lirisë së shtypit

Gjatë ditëve të fundit tanket izraelite kanë përparuar në periferi të Gazës. Megjithatë sipas ‘The Times of Israel’, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Izraelite njoftoi marrëveshjen për lirimin e pengjeve duke thënë se "Çështja tani është në duart e Netanyahut".

Përveç ofensivës në Gazë, Izraeli ka nisur sulme ajrore në Jemen, ku u raportua për disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Fotoreporteri i Reuters, Hussam al-Masri i vrarë nga sulmi

Ora 20:45
Reagon zyra e Kryeministrit Netanyahu: Sulmi që vrau gazetarët, një 'incident tragjik'

1756147643_benjaminnetanyahu.jpg

Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas ngjarjes së sotme në spitalin Nasser në Gaza, ku humbën jetën 5 gazetarë.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social X thuhet se “Izraeli shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik që ndodhi sot në spitalin Nasser në Gaza.”

Deklarata shton më tej: “Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve.”

Sipas zyrës së Kryeministrit, autoritetet ushtarake po zhvillojnë një “hetim të plotë” mbi ngjarjen.

“Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Qëllimet tona të drejta janë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve në shtëpi”, përfundon deklarata e zyrës së Kryeministrit izraelit.

Ora 19:44
Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin e Izraelit në Gaza, nuk jam i lumtur

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

I pyetur nga shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk kishte asnjë dijeni.

Ai vazhdoi duke thënë se “nuk është i lumtur për këtë”.

Nga sulmi ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis në Gaza mëngjesin e kësaj të hëne, mbetën të vrarë 20 persona. 5 prej tyre ishin gazetarë të mediave ndërkombëtare.

Ora 14:06
Akuza Izraelit, Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagojnë për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës

RSF - Thibaut Bruttin, drejtor i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, duke komentuar sulmin e ushtrisë izraelite në Spitalin Nasser në Khan Younis, deklaroi se mbrojtësit e lirisë së shtypit nuk kishin parë kurrë një pengesë kaq serioze për sigurinë e gazetarëve. Bruttin theksoi se gazetarët janë vrarë si në sulme pa dallim ashtu edhe në sulme të synuara që ushtria izraelite ka pranuar se i ka kryer.

AP - “Associated Press është e tronditur dhe e trishtuar kur mësoi për vdekjen e gazetares Mariam Dagga, së bashku me disa gazetarë të tjerë, në Spitalin Nassar në Khan Younis, Gaza." Kjo u tha në një deklaratë nga Associated Press, e ribotuar nga Reuters në faqen e saj të internetit. "Mariam udhëtonte rregullisht në spital për mbulim mediatik. Puna e saj e fundit përfshinte histori prekëse të fëmijëve të uritur dhe të kequshqyer në Gaza. Ajo punoi si punonjëse e pavarur për Associated Press dhe organizata të tjera lajmesh. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar sigurinë e gazetarëve tanë në Gaza."

REUTERS - "Jemi të tronditur nga lajmi për vdekjen e kontribuesit të Reuters, Hussam al-Masri, dhe plagosjen e një tjetër kontribuesi tonë, Hatem Khaled, në sulmet izraelite ndaj Spitalit Nasser të Gazës sot", tha Reuters në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit. "Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion dhe u kemi kërkuar autoriteteve të Gazës dhe Izraelit të na ndihmojnë të marrim kujdes mjekësor urgjent për Hatem", thuhej në deklaratë.

Ora 13:48
Pajisjet e kameramanit të vrarë në Gaza, Reuters publikon foto

Reuters shpërndau një foto të pajisjeve të kameramanit Hossam al-Masri, i vrarë gjatë sulmit në Spitalin Nasser në Khan Younis.Në foto duken kamera dhe çanta që përcjell sinjalin e pamjeve të drejtpërdrejta, të cilat janë shkatërruar si pasojë e shpërthimit. al-Masri u godit teksa ishte duke dokumentuar momentin e sulmit ndaj një spitali.

 

Xh.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 25/08/2025 22:11

    Izraeli po e nxjerr veten para botes si nje shtet kriminal.me kto krime po i ben njrtezit te mendojne qe krimet e hitlerit ndaj cifuteve paska pas nje justifikim.

    Përgjigju
  • 24hours: 25/08/2025 19:20

    Po i shfarosin krejt. holokaust

    Përgjigju
  • Delinquenti: 25/08/2025 13:54

    A MUNDET NDOKUSH ME SHPJEGU SE KUSH QUHET GJENOCID SE KETO QE PO BON QEVERIA IZREALITE NE PALESTINE NUK QEKAN GJENOCID........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?