AFGANISTAN- 8 persona janë vrarë pasi një person hodhi veten në erë pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul, raporton Al Jazeera.
Shpërthimi ndodhi kur një zyrtar i ambasadës doli nga ndërtesat për t'i lexuar emrat një turme që priste të dëgjonte për vizat, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti. Sulmuesi, i cili ishte i pajisur me bombë dhe eksplozivë iu afrua portave të ambasadës, por u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura talebanë.
Në momentin kur ndodhi shpërthimi, të pranishëm në zonë ishin një numër i madh njerëzish.
Komento