Një sulm kamikaz ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Tre persona me motoçikleta hodhën veten në erë pranë parlamentit. Numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa përgjegjës për sulmin dyshohen Forcat Demokratike Aleate, një grup i armatosur me bazë në Kongo.
Sulmet ndodhën në një hapësirë kohore prej 3 minutash nga njëri-tjetri. Policia mundi të kapë një tjetër kamikaz, i cili kishte një jelek të mbushur me eksploziv.
Komento