ilustruese

Bota

Sulm kibernetik ndaj aeroporteve evropiane! Vonesa dhe anulime në Londër, Bruksel dhe Berlin

20 Shtator, 10:08| Përditesimi: 20 Shtator, 10:10

  • Share

Një defekt teknik, që i atribuohet një sulmi informatik ndaj Collins Aerospace – një furnizues i shërbimeve për sistemet e check-in-it dhe imbarkimit për disa kompani ajrore – ka ndërprerë ose ngadalësuar operacionet në disa nga aeroportet më të rëndësishme evropiane, përfshirë Brukselin, Berlin-Brandenburgun dhe Heathrow në Londër. Janë raportuar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit e aeroportit të Brukselit, sulmi i dyshuar ka bërë që sistemet e automatizuara të bëhen të papërdorshme, duke lejuar vetëm procedurat manuale për check-in dhe imbarkim. "Kjo do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në orarin e fluturimeve dhe për fat të keq do të shkaktojë vonesa dhe anulime", thuhet në faqen zyrtare të aeroportit. "Vetë aeroporti nuk ka qenë objektivi i sulmit kibernetik, por është prekur indirekt", ka sqaruar aeroporti i Berlinit.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Heathrow, sqarohet se Collins Aerospace "ofron sisteme për check-in dhe imbarkim për shumë kompani ajrore në shumë aeroporte në mbarë botën". "Ndërsa furnizuesi po punon për ta zgjidhur problemin sa më shpejt, këshillojmë pasagjerët që të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë e tyre ajrore përpara nisjes", thuhet më tej në deklaratë.

///Corriere

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?