INSTAT

Sulmi kibernetik nga hakerat iranianë, rikthehet në funksion të plotë faqja e INSTAT

4 Shkurt, 11:05| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:51

  • Share

Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave (INSTAT) e cila u sulmua nga hakerat iranianë ‘Homeland Justice’ është rikthuyer në funksionalitet të plotë gjatë paradites së sotme (4 shkurt). Por vihet re se janë fshirë publikmet e bëra në vitin 2024. Publikimi i fundit rezulton të jetë bërë në nëntor të vitit 2023. 

Grupi i hakerave iranianë sulmuan ëebfaqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar duke bërë që pas hakerimit faqja të mos ishte më e aksesueshme për qytetarët që e kërkonin në ‘google’.

Hakerat pretenduan se kishin vjedhur të dhënat e censit të popullsisë 2023 por vetë INSTAT nëpërmjet një reagimi e përgënjeshtroi një gjë të tillë, duke sqaruar se të dhënat e censit nuk ishin prekur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?