Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Sulm masiv kibernetik në Kosovë, Serbia agresion ndaj institucioneve kosovare

7 Dhjetor 2018, 17:39| Përditesimi: 7 Dhjetor 2018, 17:56

  • Share

Një sulm i madh masiv kibernetik ka ndodhur në Kosovë, ku mësohet se janë goditur institucionet kryesorë, njoftojnë mediat kosovare. Mësohet se për shkak të këtij sulmi është goditur sistemi i postës elektronike.

Sipas informacionit të siguruara nga gazeta Ekspress, qeveria e Kosovës i ka dërguar ambasadave kosovare njoftimin ku janë hakuar email-at zyrtare të  shtetit dhe ekziston rreziku që ky sulm të zgjerohet.

Gjithashtu, në lidhje me këtë sulm bëhet e ditur Qeveria e Kosovës i  ka njoftuar të gjithë institucionet se kanë pasur një sulm masiv që vjen prej Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë.

“Ju njoftojmë qe sot prej orës 10:00 kemi pasur sulm kibernetikë masiv dhe i cili është duke vazhduar ende. Sulmi është shume i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe tani kur po e bëjë ketë njoftim ka filluar edhe nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë , transmeton gazeta Ekspress.

Ndërkohë, mësohet se shkak i këtij sulmi kanë qenë komunikimet e postës elektronike zyrtare të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtarëve diplomatikë.

Gjithashtu,sipas kumtesës Qeveria e Kosovës ka marrë masat e nevojshme që të mbahet  në funksion postën elektronike në koordinim më departamentin për krime kibernetike, në policinë e Kosovës.

Siç dhe bëhet e ditur, ekziston rreziku që ky sulm kibernetik të zgjerohet edhe në shërbime të tjera elektronike online dhe në kuadër të kësaj Agjencia e Shoqërisë se Informacionit-ASHI në Kosovë  është deklaruar se është angazhuar dhe ka marrë masa që të parandalojë zgjerimin e mundshëm të këtij sulmi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?