Një sulm me armë ka ndodhur në Florida, ku një 20-vjeçar është vetëvrarë pasi ka ekzekutuar 3 persona me ngjyrë për motive racore. Nuk është rastësi që kjo ngjarje përkon më 60-vjetorin e Marshimit në Uashington, ku më shumë se 250 mijë vetë, të etur për t'i dhënë fund diskriminimit racor u mblodhën për të protestuar për të drejtat e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, pranë Universitetit Edëard Ëaters, ku agresori 20-vjeçar, i cili kishte veshur një jelek antiplumb dhe maskë, hyri në një dyqan në Jacksonville, Florida dhe hapi zjarr me një pushkë AR-15 dhe një pistoletë ndaj dy burrave dhe një gruaje me ngjyrë.
"Këto të shtëna ishin të motivuara racialisht dhe ai i urrente njerëzit me ngjyrë," tha Sherifi i Jacksonville në një konferencë shtypi të shtunën në mbrëmje.
Ndërsa mediat amerikane njoftojnë se agresori 20-vjeçari vrau edhe veten pas sulmit me armë të nxitur nga urrejtja për personat me ngjyrë.
"Ky djalosh vrau veten në vend që të përballej përgjegjësinë për veprimet e tij", tha sherifi.
Ka pasur mbi 28,000 viktim anga sulmet me armë në SHBA që nga fillimi i këtij viti.
Sulmi në Jacksonville vjen në 60-vjetorin e Marshimit në Uashington dhe fjalimin e famshëm të Martin Luther King Jr "Unë kam një ëndërr". Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytet të shtunën për të shënuar momentin historik në lëvizjen për të drejtat civile.