Policia në lokalin ku ndodhi sulmi

Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh në Oslo, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur! Anulohet parada LGBTQI+

25 Qershor 2022, 10:04| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 10:15

  • Share

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Mësohet se një person, ka mbërritur nga ambiente e loklait dhe ka nxjerrë nga një çantë armën me të cilën ka qëlluar. Për pasojë, një paradë e LGBTQI+ e planifikuar për këtë të shtunë në Oslo është anuluar.

Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.

“Kishte shumë të plagosur në tokë që kishin lëndime në kokë”, tha një tjetër dëshmitar.

Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë. Policia ka qenë në patrullim pikërisht në atë zonë dhe autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar brenda 5 minutave. Ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi.

Ora 22:13
Scholz shprehet pas sulmit kundër klubit LGBTQ në Oslo: Lufta kundër terrorit na bashkon

1656188052_we23.JPG

Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo natën e së shtunës, ku humbën jetën dy persona dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, 10 prej tyre rëndë ka tronditur opinionin jo vetëm në Norvegji. Shoqata e komunitetit të homoseksualëve dhe lezbikeve, LSVD në Gjermani i ka quajtur plumbat e një islamisti në një klub të preferuar në Oslo si atentat kundër komunitetit queer në një shoqëri liberale. "Ky sulm është një krim i urrejtjes, në mes të një hapësire të sigurtë për njerëzit queer", ka deklaruar kreu i shoqatës, Henny Engels në një njoftim për shtyp. Mendimet tona janë tek viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre.

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur. Sulmi kundër komunitetit queer e trondit atë thellë, shkroi Scholz në twitter. Mendimet e tij janë me të afërmit e familjarët. Scholz u uron të plagosurve shërim të shpejtë. "Populli norvegjez mund të jetë i sigurtë për solidaritetin tonë. Lufta kundër terrorit na bashkon."

Shërbimi informativ norvegjez, PST e kategorizoi sulmin kundër komunitetit LGBT në Oslo si sulm terrorist islamist. Atentatori që policia e arrestoi dyshohet se është një norvegjez me rrënjë iraniane. Klubi "London" në Oslo është një pikëtakimi e preferuar për komunitetin queer./DW

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • res: 25/06/2022 11:35

    pse kaq pak? skishte nai bomb ai ti fshinte te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?