Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë rurale në veriperëndim të Pakistanit, ku kanë mbetur të vrarë të paktën shtatë persona si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë.
Pakistani është tronditu nga një masakër e rëndë, nga e cila shtatë persona përfshirë disa mësues, janë qëlluar për vdekje në një shkollë në rrethin Kurram në veriperëndim të Pakistanit.
Ngjarja e rendë është raportuar nga autoritete Pakistaneze, ku sipas tyre një grup personash të armatosur u përfshinë në sulmin e shkollës së mesme qeveritare të rrethit Kurram.
Nga sulmi kanë mbetur të vrarë një burrë anëtar i stafit pedagogjik të shkollës, i cili u qëllua teksa dilte nga makinën e tij në lagjen Kurram dhe 6 persona të tjerë, ku të paktën katër prej tyre mësues dhe dy prej tyre shoqërues.
Gjithashtu nga sulmi i tmerrshëm me armë mbetën të plagosur edhe tre policë. Autoritetet Pakistaneze raportojnë se trupat e të vdekurve nuk janë gjetur ende.
Detajet rreth ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë motiv të qartë por mendohet se ky sulm është i lidhur me një tjetër më herët gjatë ditës, kur një burrë u qëllua në makinën e tij në qark, thonë zyrtarët.
Si hakmarrje, një grup rrethoi një shkollë në qytetin e vogël të Tari Mangal, thonë ata.
Kryetarja e bordit arsimor, distrikti i së cilës përfshin Tari Mangal, tha se studentët brenda shkollës mbetën të sigurt por mësuesit të cilët kanë qenë në shkollë duke kryer detyrat e provimit kur personat e armatosur hynë dhe hapën zjarr nuk mundën të devijonin pasojat e rënda.
Ndërkohë që kjo ngjarje ka tronditur gjithë vendin, të dyshuarit janë ende të lirë dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre.