Bota

Të shtëna me armë në selinë e You Tube, autorja e sulmit vret veten 

4 Prill 2018, 06:37| Përditesimi: 4 Prill 2018, 06:52

  • Share

Autorja femër e sulmit në selinë e You Tube, e cila plagosi me armë tre persona, u gjet e vetvrarë dhe me plagë të rënda në trup sipas njoftimit të policisë. 

Policia bëri të ditur se pranë autores u gjet një pistolet, por nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e autores apo shkaqet e sulmit me armë të cilat e shtynë atë drejt këtij veprimi.

Të plagosurit e këtij sulmi janë një burrë 36 vjeçar i cili është në rrezik për jetën, një grua 32 vjeçare  e cila ka marrë plagë të rënda dhe një 27 vjeçare e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Todd Sherman një nga menaxherët e You Tube ka treguar momentet e panikut që kanë përjetuar punonjësit gjatë incidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?