Foto ilustruese

Sulm me armë pikës së karburantit në Tropojë, nuk ka të lënduar

8 Gusht, 13:58| Përditesimi: 8 Gusht, 16:01

  • Share

Tropojë- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ndaj një pike karburanti, në Fierzë të Tropojës. Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga sulmi, por vetëm dëme materiale.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen e ndodhur dje dhe bëri me dije se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me plumba në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të Shkëlqim Dushajt, 43 vjeç.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Kukësit, me qëllim zbardhjen e rrethanave, motiveve dhe personave të implikuar.

Po hetohet në disa pista, teksa po pyetet edhe pronari i karburantit, nëse ka konflikte të mundshme të çastit, konkurrence apo pronësie dhe për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?