Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Sulm me bombë në autobusin e ushtrisë, 14 të vrarë në Siri

20 Tetor 2021, 21:54| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 21:58

  • Share

SIRI- Një sulm me bombë në autobusin e ushtrisë siriane ka lënë të vrarë 14 persona. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask

Sipas mediave vendase dyshohet se në autobus ishin vendosur dy bomba, ndërsa shpërthyen gjatë momentit kur mjeti ishte në ecje, pikërisht në urën Jisr al-Rais.

Pavarësisht faktit se Siria është në luftë civile, sulme të tilla në Damask janë shumë të rralla.

Ndërkohë, pas shpërthimit të autobusin, një tjetër sulm nga ushtria siriane u regjistrua, ku për pasojë mbetën të vrarë 10 persona në veriperëndim të Damaskut.

Lufta në Siri ka lënë se paku 350,000 njerëz të vrarë, ndërsa gjysma e popullsisë ka braktisur shtëpitë. Rreth 6 milionë siranë janë larguar jashtë vendit.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?