Sulmi ndaj autobusit

Politikë

Sulm me dron ndaj një autobusi në Ukrainë, 9 të vrarë dhe disa të plagosur

17 Maj, 08:05| Përditesimi: 17 Maj, 08:12

  • Share

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me dron rus ndaj një autobosi pasagjerësh në qytetin Bilopillia, në verilindje të Ukrainës, raporton BBC.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi mëngjesin e së shtunës kur një dron rus i llojit Lancet goditi autobusin që po udhëtonte drejt kryeqytetit rajonal Sumy. Kreu i administratës rajonale, Oleh Hryhorov, e përshkroi incidentin si një akt “çnjerëzor”.

Në vendngjarje ndodhen ekipe mjekësore, personel i shërbimeve të emergjencës dhe policia, të cilët po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të mbledhur dëshmitë për rrethanat e sulmit.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas zhvillimit të bisedimeve të para të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022, të mbajtura në Stamboll të Turqisë. Edhe pse nuk pati përparim konkret, palët ranë dakord për një shkëmbim të ndërsjellë të 1,000 robërve të luftës në ditët në vijim.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nisi në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë luftimet kanë shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosje masive të civilëve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?