Një kolonel i Ministrisë së Brendshme ruse, Pavel Chesanov, zëvendësi i tij dhe disa krerë të disa departamenteve u plagosën në një shpërthim në Enerhodar, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, deklaroi inteligjenca ushtarake ukrainase.
Inteligjenca ushtarake ukrainase njoftoi për një shpërthim të fuqishëm në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm gjatë një takimi të drejtuesve të policisë.
Sipas pamjeve të publikuara nga inteligjenca, ndërtesa ku u mbajt takimi u godit nga një dron. Zjarri pas shpërthimit u përhap mes katit të tretë dhe të pestë.
Tre autoambulanca u dërguan në Melitopol, ku u transferuan me helikopter në Rusi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zjarr në terminalin rus të naftës në Novorossiysk! Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës
S.S/ReportTv.al